Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
PD i çon emrin në Prokurori, kush është Agron Malaj, ish-gardisti i ‘grupit të zjarrit’ në 21 janar
Partia Demokratike denoncon një tjetër kryebashkiak të PS, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Pas Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës dhe Mallakastrës, këtë herë PD i dërgon kërkesë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar të kaluarën e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.
Sipas PD, Malaj rezulton i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për “armëmbajtje pa leje” dhe sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalohet kandidimi për një funksion publik.
Por, Malaj është bërë i njohur për shqiptarët që pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku u vranë katër vetë gjatë protestës së drejtuar nga Edi Rama.
Ish-gardisti ka qenë pjesë e atij që njihet si ‘grupi i zjarrit’ në Gardën e Republikës. Pavarësisht se opozita në atë kohë drejtohej nga Partia Socialiste, me të ardhur në pushtet, Rama e afroi në struktura ish-gardistin e 21 janarit.
Çfarë deklaronte Rama për ish-gardistin në maj të 2019-ës
I cilësuar si gardisti i ‘grupit të zjarrit’ që qëlloi mbi njerëzit në ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vdekur katër vetë, kryeministri Rama e mbrojti duke thënë se Malaj nuk ka shkelur në asnjë moment ligjin dhe se është provuar nga Prokuroria në kohën e “atyre”, siç e cilëson shefi i qeverisë.
“Agroni është provuar e gjithë grupi i tij që nuk ishte ‘grup zjarri’, se arma e tij dhe atyre që kishte nën komandë nuk ka nxjerrë asnjë plumb.
Nuk e ka provuar PS, por hetimi i prokurorisë dhe jo në kohën tonë, por në kohën e atyre. Nëse është këtu me ne, është se jo vetëm refuzoi urdhrat e nuk mori pjesë në atë masakër, por përkundrazi që në krye të herës u distancua nga ajo. Se nuk thotë kot populli, kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka ngritur akoma pantallonat”, tha Rama.
Ai ngulmoi se PS e ka bërë ekspertizën dhe rezulton se “ai nuk ka qëlluar”. Kryeministri nuk ka ngurruar ta quajë ‘spiun’ kandidatin e tij për kryebashkiak në atë kohë, duke shtuar para gazetarëve “madje ai na ka informuar me imtësi për atë që ka ndodhur”.
Malaj: “Grupi i zjarrit” nuk ka ekzistuar
Në një intervistë për gazetën Panorama më 15 shkurt 2016, thotë se nuk ka ekzistuar asnjë ‘grup zjarri’ dhe se termi është një sajesë, ndërsa mohon të ketë qëlluar mbi protestuesit.
“Duke marrë shkas nga debatet e fundit në Parlament, dua të informoj gjithë shqiptarët se “grupi i zjarrit” nuk ka ekzistuar më 21 janar 2011. Kjo gjë mund të verifikohet lehtësisht në librin e shërbimit të Njësisë Speciale, të datës 21 janar.
Është vërtet për të ardhur keq se si ky repart apo ky grup është etiketuar “grupi i zjarrit”, nga persona dhe caqe të caktuara, për të shmangur gjithë atë situatë. Kjo bëhet nga njerëz që janë përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit. Unë kam pasur në vartësi grupin e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve. Më 21 janar, ky seksion ishte në mbështetje të një sistemi të dytë, te godina e Kryeministrisë”.
“Është dënuar për armëmbajtje pa leje”, PD çon një tjetër kryebashkiak të PS në Prokurori