Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Pas dëshmisë të ish-deputetit Oerd Bylykbashi, i cili publikoi prova që tregojnë për manipulimet e zgjedhjeve në 30 qershor, PD ka vijuar me denoncimet me disa materiale video.
Në materialet e mëposhtme, PD denoncon numërimin e fletëve të votimit pa vula, në disa qendra votimi.
“Kemi parë shkelje të llojeve të ndryshme. Siç do të shikoni në këto foto ka pasur fletë votimi pa vula. Janë mbushur fletë votimi nga komisionerët e PS-së. Deri më sot nga Arta Marku nuk ka asnjë hetim të nisur. Nuk është marrë asnjë veprim që të dalin para drejtësisë këta persona. Ne kemi këtu sot edhe procesverbalet e disa KZAZ-ve që kanë nxjerrë numra të manipuluara të rezultateve”, tha Bylykbashki.
Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se ka patur vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferuar PS-së si të vlefshme.