Flash News

KRYESORE

PD: Parlamenti tallet me djersën e shqiptarëve, votoi buxhetin 120 milionë euro për financuesit e Edi Ramës

PD: Parlamenti tallet me djersën e shqiptarëve, votoi buxhetin 120

Dorian Teleti, drejtor i kabinetit të PD, në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se po përdor paratë e shqiptarëve për financuesit e Edi Ramës.

Teliti deklaroi se parlamenti votoi në Komisionin e Ekonomisë buxhetin që jep 120 milionë euro në vit për 13 koncesione, dhe shtoi se ndërkohë qeveria nuk ka para për rritjen  e rrogave apo pensioneve.

Po ashtu ai ngriti shqetësimin se këto para mund të përdoreshin për investimet e nevojshme publike në rruge, ujësjellës kanalizime, arsimin e mesëm profesional dhe të tjera programe te rëndësishme buxhetore.

“Parlamenti u tall sot me djersën e shqiptarëve, duke mbrojtur dhe duke votuar në komisionin e ekonomisë buxhetin e vënë në shërbim të koncesioneve korruptive  të disa oligarkëve.

Edhe ky buxhet konfirmon se qeveria nuk ka prioritet qytetarët, por një grusht miqsh e klientësh të Edi Ramës, që po pasurohen duke grabitur paratë e shqiptarëve.

Qëndrimi i ministres së Financave në komisionin e ekonomisë dhe paraardhësit të saj vetëm sa rikonfirmuan faktin se ata, njësoj si Edi Rama, i shërbejnë disa oligarkëve që pasurohen me paratë e shqiptarëve dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarët e zakonshëm që jetojnë me djersë.

Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

Ndërkohë që qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP, pa e vrarë dhe pa u shqetësuar, qeveria nuk nguron te uli fondet për investimet e nevojshme publike në rruge, ujësjellës kanalizime, arsimin e mesëm profesional dhe të tjera programe te rëndësishme buxhetore.

Kur Partia Demokratike të marrë besimin e shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme, çdo koncesion dhe PPP korruptive do të anullohet!”, tha ndër të tjera Teliti.

Të fundit