Flash News

KRYESORE

PD përgënjeshtron sërish KQZ-në: Alibia e kamikazëve të Ramës është qesharake, vetëm e thellon skandalin në Vaun e Dejës

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso i është përgjigjur menjëherë reagimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që sqaroi opinionin publik se fletët e votimit në Vaun e Dejës nuk ishin të falsifikuara.

Kaso deklaroi sërish se këto fletë ishin të falsifikuara, duke e faktuar me dokumentin që tregon se në orën 8 të mëngjesit fletët ndodheshin në doganë, ndërohë që në Vaun e  Dejës procesi i votimit kishte nisur.

“Komisioni Qëndror i Vjedhjeve ka thelluar falsifikimin për votimet. Shkelja flagrante në Vaun e Dejës, tre ditë pas denoncimit të skandalit, është një alibi qesharake.

Alibia e KQZ se natën s’ka punuar rrëzohet nga dokumenti zyrtar, se fletët e votimit në orën 8 ishin në doganë. Çdo alibi tjetër 3 ditë pas skandalit vetëm e thellon atë. Kamikazëve të Ramës në KQZ u  duhet të dalin para drejtësisë.”-deklaroi ndër të tjera Ivi Kaso.

 

Edhë më herët, Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi prova që tregojnë se në orën 07:00 të mëngjesit fletët e votimit nuk kishin kaluar ende në doganë.

 

 

 

Të fundit