Flash News

KRYESORE

PD publikon dokumentet: Projekti i "Unazës së Re" është pa leje të vlefshme ndërtimore

Partia Demokratike denoncon se projekti i "Unazës së Re" është pa leje të vlefshme ndërtimore.

Ish deputeti Klevis Balliu ka publikuar disa dokumente që sipas tij provojnë se projekti teknik është jo i plotë, i mungon studimi topografik dhe se kompania “AVE CONSALTING” është në kundërshtim me ligjin.

“Projekti korruptiv i Unazës së Re, që po shkatërron shtëpitë e  qindra familjeve për vjedhjen e disa milionë eurove dhe ndërtimin e  disa komplekseve me pallate në të njëjtin vend është pa një leje të vlefshme ndërtimore.

Që prej një viti, Partia Demokratike ka publikuar dokumente dhe të dhëna që tregojnë se projekti i Unazës së Re u nis si një projekt për të vjedhur, duke shkelur disa nga rregullat kryesore për ndërtimin e një vepre të tillë.

Rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE CONSULTING.

Dokumentet provojnë se projekti teknik eshte jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e 16 Tetorit 2018 e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve”, shprehet ish deputeti, duke shtuar se një tjetër dokument i 11 Dhjetorit 2018 e Ministrisë së Infrastrukturës, tregon se kompania “AVE CONSALTING” ,që ka sponsorizuar projektin, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezise.

“Ky është një fakt shtesë për mungesën e studimit topografik, pa të cilin nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër. Duke mos patur një studim të fazes së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptivë të momentit dhe rritet kostoja e punimeve”, tha Balliu.

Dokumentet e publikuara nga Balliu:

Shkelja e nenit nr. 1 i LIGJIT TE SPONSORIZIMEVE

Afrim Qendro deklaron se eshte bere studimi i gjeodise nga kompania e tij, por nuk pranon ta publikoje kete studim.

Pergjigjia e Ministrise se Infrastruktures e cila pohon se kjo kompani nuk ka gjeodet (topograf) duke hedhur poshte Afrimm Qendron qe pretendon se ka nje studim teknik per Unazen e Re.

 

Të fundit