Flash News

KRYESORE

Pengmarrja në Kamzë/ Policia zotëron pamjet filmike, zbulohet identiteti i pengut

Pengmarrja në Kamzë/ Policia zotëron pamjet filmike, zbulohet

Një pengmarrje e një personi e ndodhur në paraditen e sotme në Kamzë, alarmoi forcat e policisë së kryeqytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në rrugën “London”

Një operacion për gjetjen e të rrëmbyerit ka nisur, ku është angazhuar edhe Policia e Durrësit.. Policia ka siguruar momentet e marrjes së pengut Jak Prenga, 49 vjeç, të filmuara nga kamerat e sigurisë, në bizneset në rrugë, raporton Abc news.

Dyshimet e hetuesve janë se konflikti mund të ketë ndodhur për shkak të një makine. Pas debatit, dy persona kanë marrë personin tjetër me të cilin po kofliktoheshin me dhunë dhe e kanë futur në një fuoristradë të bardhë e janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Në rrugë dukeshin edhe shenjat e gjakut. Për herë të fundit, makina e autorëve të dyshuar u pa në zonën e njohur si “Ura e Gjoles”.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa banorët e zonës thanë se nuk njihnin as të rrëmbyerin, e as autorët.

Të fundit