Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Përplasja/ Analisti: Kryeministri Rama po kërkon motiv dhe justifikim për dorëheqjen
Analisti Artur Zheji thotë se kryeministrit Edi Rama i intereson situata e tensionuar dhe përplasja e policisë me protestuesit. Sipas Zhejit, Rama po kërkon motiv dhe justifikim për dorëheqjen nga detyra dhe këtë përplasje do e përdorë për militantët e Partisë Socialiste.
"Rama e kërkon vetë këtë përplasjen dhe i duhet për dy gjëra, ai ndan në dy pjesë shqiptarët i thotë militantëve të vetë, shikoni, këta janë shumë afër rrëzimit tonë dhe ne duhet të mobilizohemi se përndryshe do të ikni nga vendi i punës nuk do të keni më llokma dhe kjo krijon polarizimin e dytë. Ndoshta Rama e përdor këtë skenar si arsye për të dhënë dorëheqjen. Kërkon motiv dhe justifikim për dorëheqje”, tha Zheji në studion e ‘Ora News’.
Protesta e opozitës nisi pasditen e djeshme, për të vijuar deri në orët e para të 12 majit, me kërkesë largimin e kryeministrit Edi Rama.