Flash News

KRYESORE

Përplasja te Kuvendi/ Protestuesve të “Unazës së Re” u bashkohen banorët e një tjetër lagjeje në Tiranë

Përplasja te Kuvendi/ Protestuesve të “Unazës së

Vijon të jetë e tensionuar situata përpara Kuvendit të Shqipërisë ku banorët e “Unazës së Re” po protestojnë dhe bëjnë thirrje për dëmshpërblim real për banesat dhe bizneset e tyre. Në protestë ka patur përplasje me policinë, pasi banorët janë përpjekur të çajnë kordonin dhe të hyjnë brenda sallës së Kuvendit, aty ku ndodhen deputetët e PS dhe ministrat e qeverisë.

Banorët e “Uzinës së Traktorit” në Tiranë u janë bashkuar gjithashtu kësaj proteste. Ata preken nga projekti i ndërtimit të unazës së madhe të kryeqytetit, ndërkohë që pretendojnë se nuk po dëmshpërblehen.

Qeveria dhe bashkia kanë refuzuar çdo komunikim dhe çdo negociatë me banorët.

Të fundit