Flash News

KRYESORE

“Përshëndes ndryshimet kushtetuese”, Isabel Santos: Dialogu mes palëve kriter kyç për integrimin në BE

“Përshëndes ndryshimet kushtetuese”, Isabel Santos:

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese, teksa ka theksuar rëndësinë e dialogut mes palëve.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Santos shprehet se dialogun konstruktiv mbi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën elektorale,është një kriter themelor për procesin e integrimit në BE.

“Përshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha palët, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv mbi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën elektorale, një kriter themelor për procesin e integrimit në BE”, shkruan ajo në Twitter.

Kujtojmë që parlamenti shqiptar miratoi sot ndryshimet kushtetuese në kohë pandemie dhe pa marrëveshje me opozitën e bashkuar.

Kuvendi votoi ndryshimet kushtetuese me shumicë votash, 106 pro në seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni dhe vetëm 10 deputetë dolën kundër nismës së ndërmarrë nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, ndërsa gjashtë të tjerë munguan, 3 prej të cilëve për shkak se janë prekur me covid-19.

Të fundit