Flash News

KRYESORE

"Po ndalojmë vrasjet masive", Trump vëmendje të veçantë ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi gjatë fushatës: Djema, le të bëhemi bashkë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar për nominimin Çmimi Nobel për Paqe, pas dy marrëveshjeve tepër të rëndësishme të arritura nën “bekimin” e tij në Shtëpinë e Bardhë, atë të 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë edhe marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit-Emirateve Arabe-Bahrein.

Gjatë fjalimit të tij të arritjeve, në një tubim në Karolinën Veriore, Trump i ka dedikuar disa rreshta  edhe marrëveshjes Kosovë- Serbi, kur tha se “Shtëpia e Bardhë po ndalon vrasjet masive mes dy shteteve.”

Duke vënë në dukje 'konfliktin qindra vjeçar'- sipas tij- midis dy vendeve, Kosovë dhe Serbi, Trump rrëfeu se gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, ai  u kishte kërkuar krerëve të dy shteteve, që të linin mënjanë diferencat dhe të bëheshin bashkë (pra për normalizim marrëdhëniesh).

“Historia tjetër, unë jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë [vite]. Ata do të ndalojnë vrasjen. Unë i thashë “djema, le të bashkohemi. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet sinqerisht me emra të ndryshëm”, tha Trump.

Të fundit