Flash News

KRYESORE

Pogba del zbuluar, mësohet se sa do të mungojë

Pogba del zbuluar, mësohet se sa do të mungojë

Ylli i Man.United, Paul Pogba, po kalon një moment të errët në karrierën e tij. Ai është i dëmtuar dhe nuk po luan prej kohësh me skuadrën e "Djajve të kuq". Kampioni i Botës humbi dhe grumbullimin me skuadrën e Francës, ndërsa nuk dihet koha e rikthimit.

L'Equipe ka hedhur dritë mbi dëmtimin e tij dhe duket se shtatlarti do të mungojë gjatë. Ai ka një frakturë në këmbë dhe ka pothuajse të njëjtin dëmtim si Neymar.

Pogba donte të largohej nga anglezët për t'iu bashkur madrilenëve, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe futbollisti ngeci në "Old Trafford". Ai po përjeton një ferr të vërtetë pasi United janë shumë dobët.

Të fundit