Flash News

KRYESORE

Policia identifikon të ardhurit në Shqipëri 14 ditët e fundit. Rama publikon mesazhin që u është dërguar

Policia identifikon të ardhurit në Shqipëri 14 ditët e

Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten pasdite se Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri 14 ditët e fundit, pasi kishin ardhur nga zonat e infektuara me koronavirus. Rama shprehet se këtyre qytetarëve u është dërguar një mesazh (të cilin e ka publikuar dhe ai) ku u kërkohet që të qëndrojnë në vetëkarantinim 14 ditor.

“Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor. shkelja e këtij detyrimi ndëshkohet me 5 mijë euro dhe shkelësi do të ndalohet të dalë nga shqipëria pa paguar gjobën”, shkruan Rama.

Më tej, duke treguar se “pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre, ndjesë 1000 herë, po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!”, shkruan Rama.

Ndërkohë në një mesazh të më hershëm, Rama njoftoi se nga nesër ndërpriten hyrje-daljet me Greqinë. “Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje - daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus!”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157522066916523/?type=3&theater

Të fundit