Flash News

POLITIKOFF

Bora e pyet për Efin, ja si përgjigjet Luizi

Bora e pyet për Efin, ja si përgjigjet Luizi

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të komentohen edhe pas përfundimit të spektaklit.

Raportet mes ish-konkurrentëve ende zgjojnë kureshtjen e publikut, e sidomos raporti në mes të fituesit të edicionit të dytë të BBVA, Luiz Ejlli dhe finalistes, Efi Dhedhes.

Dyshja që fillimisht kishin një miqësi me njëri-tjetrin, pas ri-hyrjes së Efit gjërat mes tyre nuk ishin njëjtë.

Të dy kishin disa debatet të forta deri pak para finales së madhe, ndërsa pas daljes nga shtëpia e famshme ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.

Dhe pikërisht për raportin që ka aktualisht me Efin, Luizi u pyet nga moderatorja Bora Zemani teksa ishte i ftuar si opinionistë në “Përputhen”.

Biseda

Bora Zemani: Si janë marrëdhëniet e tua me Efin? Takoheni?

Luizi: Mirë janë, unë s’kam kohë me pi kafe me nanën teme, jo më me Efin.

Bora Zemani: Po nëse do kesh kohë do pish kafe me Efin?

Luizi: Po do e pi, me qumesht të ftohtë ajo, makia

Të fundit