Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Dëborë në Tiranë’, një udhëtim në një qytet më të errët e të ftohtë se ai që njohim

Historitë e dedektivit privat Bardhyl Nini vijojnë nëpër një Tiranë kaotike, ku lufta mes së mirës dhe së keqes, pushtetit, parasë dhe dashurisë për vendin nuk reshtin asnjëherë.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Për tri gjëra është i sigurt hetuesi privat Bardhyl Nini. E para, e vetmja drejtësi që do të gjejë në Shqipëri është ajo që do të arrijë ta bëjë me duart e tija. E dyta, kafja pa konjak “Skëndërbeu” është si pushka pa fishek. E treta dhe e fundit: po vajte në shesh mejdani, ose lufto me shpirt e me dhëmbë deri në fund, ose mos shko fare.
Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe e konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, duket sikur detyra që do t’i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera. Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një vorbull ngjarjesh që nuk arrin më ta kontrollojë. Shpejt, do të gjendet i rrethuar nga të fortët e qytetit, batakçinj e mashtrues ordinerë, prostituta, gjykatës të korruptuar, fëmijë partizanësh, policë e shitës bajamesh. Bardhylit i duhet të kuptojë që çdo zgjidhje sjell edhe një sakrificë, dhe çdo sakrificë duhet paguar.
"Dëborë në Tiranë" është një udhëtim në një qytet më të errët e të ftohtë se ai që njohim, sa i nëndheshëm, aq edhe i dukshëm. Por është edhe një udhëtim në një botë morale me pyetje, dyshime, zgjedhje e hesape që duhen larë. Është përpjekja e protagonistit për t’u bërë shqiptar më i mirë, por është edhe historia e atyre që duan ta ndalin.
Sa jemi të gatshëm të paguajmë për atë gjë në të cilën besojmë? Cili është çmimi me të cilin çdokush shitet a blihet? Cili është flijimi përfundimtar?
Darien Levani (Fratar 1982), jeton në Itali që nga mosha 18-vjeçare, ku punon si avokat. Levani është fitues i çmimit “Penda e Argjendtë” në Shqipëri për romanin debutues “Poetët bëjnë dashuri ndryshe” (Botime Pegi, 2012). Prej atëherë ka botuar edhe romanin “Dopjo gjashta”. Ai shkruan edhe në shqipe, edhe në italishte.
Romani i tij i parë, i shkruar në italishte, Solo andata, grazie (2010), korri sukses të madh. Në Itali, u nderua me çmimet Nuto Revelli e Pietro Conti. Në 2017, romani Toringrad (Edizioni Spartaco) fitoi çmimin Glauco Felici, Tolfa Gialli e Noir. Në 2019, qeveria shqiptare i akordoi titullin “Ambasador i Kombit” për meritat e tij letrare.

1) Tamam-tamam, ajo që nuk duroja dot ishte dështimi ynë kolektiv. Këtë, unë as e pranoja e as e ndryshoja dot. Vetëm se kurrë s’arrija ta kuptoja pse gjërat kishin shkuar për dreq në këtë vend dhe ku duhej ta kapnim fillin që t’i vinim prapë në vend.
2) Bardhyl Nini, hetues privat, me zyrë në Tiranë. Pak acarues, pak i krisur, pak i zhgënjyer, pak cinik, pak nga të gjitha e asnjë shumë, se gjella me kripë e kripa me karar. Vajza jote bën gilivili, e do ta dish me kë? Merr në telefon Bardhyl Ninin, shërbim serioz, 24 orë në ditë. Djali ka ikur nga shtëpia e ka kërkuar azil në Francë a në Gjermani? Shko fol me Bardhylin, ai i jep drejtim.
3) Po të thosha që në këtë katrahurë lind një forcë, një forcë brutale dhe naive, djem 20 e ca vjeçarë që në 1997-ën i binin akoma maces me lugë, e vendosin që duhet marrë kështjella e Gjyles. Po nga t’ia nisësh, se ka prona pafund tjetri. Dyqane, pika karburanti, lokale, toka e kushedi se sa gjëra që nuk i dimë e nuk do t’i dimë asnjëherë. Çunave ua merr mendja që gjëja më e mirë është pika e basteve, se aty me siguri ka plot para. Flasim përpara tre apo katër vitesh, kupton, kishte para në qarkullim. Presin darkën kur mbyllet pika e bastit, futen me pistoleta në dorë, e nuk gjejnë as roje aty se, si i thonë, është frika ajo që e ruan vreshtin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38