Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit në Arabinë Saudite dhe ka udhëtuar me familjen e tij në Lapland, rajonin më verior të Finlandës.
Ronaldo ka ndarë momente nga pushimet në rrjetet sociale. Në një prej postimeve, ai shfaqet në borë e temperatura -20 gradë celius dhe vetëm me pantallona të shkurtra, duke demonstruar fizikun e tij mbresëlënës dhe duke uruar fansat: “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve.”
Bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, dhe fëmijët e tyre, Ronaldo vizitoi Shtëpinë e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe mori pjesë në aktivitete dimërore si udhëtimi me motor ski. Megjithatë, si futbollist profesionist, ai nuk mundi të marrë pjesë në sporte ekstreme si skijimi, që zakonisht ndalohen nga kontratat për të shmangur lëndimet.
Ndryshe nga jeta në Rijad, ku temperaturat në dhjetor janë rreth 17 gradë Celsius, Laplanda ofron një përvojë të ftohtë me temperatura që arrijnë deri në -30 gradë.
View this post on Instagram
Portugezi vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 16 gola në 19 ndeshje për Al-Nassr.
Megjithatë, skuadra saudite, e drejtuar nga ish-trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, po kalon një sezon të vështirë dhe ndodhet në vendin e katërt në tabelën e SPL, 11 pikë larg liderëve të Al-Ittihad, pjesë e të cilit është edhe shqiptari Mario Mitaj.
Ronaldo do të kthehet në fushë më 9 janar, kur Al-Nassr përballet me Al-Okhdood në SPL.