Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Ylli ndërkombëtar i muzikës, Dua Lipa, është ndër të prekurit nga zjarret masive që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills në Los Angeles. Bilanci tragjik i situatës numëron deri tani 10 viktima dhe rreth 10,000 ndërtesa të shkatërruara.
Në mesin e personazheve të njohur që janë prekur nga kjo katastrofë natyrore janë edhe Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilëve u janë djegur shtëpitë.
Në një postim në Instagram, Dua Lipa ndau shqetësimin e saj për këtë situatë të rëndë, duke e përshkruar si “ditë të frikshme”. Ajo siguroi fansat se është e sigurt dhe ka arritur të largohet nga qyteti.
“Absolutisht shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë miqtë dhe njerëzit që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre,” shkroi këngëtarja shqiptare-britanike në mesazhin e saj.
Zjarret masive kanë krijuar një gjendje alarmi në Kaliforni, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme për të prekurit.