Flash News

NDËRKOMBËTARE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Si kryeministër, Zoran Zaev i dha Maqedonisë Veriore emrin e saj të ri në mënyrë që të mund të anëtarësohej në NATO dhe të aplikonte për në BE. Tani ai përballet me negociata për koalicion pasi nuk arriti të fitojë shumicën në zgjedhjet e së mërkurës.

■ Duke iu përgjigjur një rritjeje të infeksioneve të reja, qyteti i Tokios e ngriti nivelin e alarmit në ‘i kuq’, të mërkurën.

■ Në ShBA, rastet me Covid-19 kanë qenë në rritje në 41 shtete gjatë dy javëve të fundit dhe arritën një total prej 3.5 milionësh të mërkurën.

■ Qeveria e Rodrigo Dutertes ka autorizuar policinë e Filipineve të shkojë nga shtëpia në shtëpi në kërkim të njerëzve me koronavirus. Masa nxiti zemërimin e grupeve të të drejtave të njeriut, të cilët akuzuan qeverinë për taktika shtypëse.

■ Një gjykatë europiane rrëzoi një vendim të vitit 2016 që kishte urdhëruar Apple të paguante 14.9 miliardë dollarë taksa të papaguara Irlandës, një fitore ligjore për Apple kundër rregullatorëve antitrust europianë.

■ Zyrtarët e bashkisë së Seulit thanë që një ekip për mbledhjen e fakteve do të hetojë akuzat se kryetari Park Won-soon, i cili vrau veten javën e kaluar, kishte abuzuar seksualisht një sekretare për katër vjet.

 

 

Të fundit