Flash News

KRYESORE

Premier League: Super Arsenali përmbys West Hamin

Premier League: Super Arsenali përmbys West Hamin

Arsenali po ringjallet! Aubameyang me shokë sot përmbysën 3-1 West Hamin në Olympic Stadium. Pjesa e parë ishte krejtësisht e dobët nga "Topcinjtë", por 45 minutat e dyta i ndryshuan gjërat.

Ogbonna ishte ai i cili i "ndezi" lojtarët e Arsenalit me golin e parë dhe të vetëm që shënoi për West Hamin. Djemtë e teknikut Ljunbergut, i cili sapo ka marrë drejtimin e Arsenalit, e morën veten në pjesën e dytë duke zhvilluar një ndeshje fantastike.

Golat për Arsenalin i shënuan Martinelli, Pepe dhe Aubameyang. Me këto tri pikë Arsenali shkon në vend të 9-të të renditjes me 22 pikë, kurse West Ham po zhytet gjithnjë e më poshtë.

Të fundit