Flash News

KRYESORE

President i KE-së Tusk refuzon të përgjigjet, i thotë gazetares shqiptare se po e provokon

President i KE-së Tusk refuzon të përgjigjet, i thotë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deklaroi pas mbledhjes së liderëve të BE-së se Shqipëria ishte gati për të çelur negociatat për hyrjen në union.

Ai tha se problemi qëndron në disa kryeqytete të shteteve anëtare, ndërkohë që e quajti provokim pyetjen e gazetares së A2 Klementina Cenkollari se si duhet vepruar që t’i ndryshohet mendja presidentit francez Emmanuel Macron.

“Shqipëria nuk duhet të ndryshojë ndonjë gjë. Të dy shtetet duhet të vazhdojnë procesin dhe komisioni ishte i qartë se çfarë duhet të përmirësojnë. Por problemi i vërtetë nuk është te Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ata janë gati sot, nuk kam dyshim për këtë. Na duhet ndryshim në disa kryeqytete evropiane, jo në Tiranë dhe Shkup. Çfarë duhet bërë t’i ndryshohet mendja Macron? Ah, po më bëni një pyetje provokuese”, e mbylli deklaratën duke qeshur ai.

Të fundit