Flash News

KRYESORE

Presidenti fajëson forcat e jashtme për krizën në Shqipëri: Dëmtohet edhe Kosova

Presidenti fajëson forcat e jashtme për krizën në

Presidenti Ilir Meta befasoi me deklaratën e tij se imazhi i Shqipërisë është prishur për shkak të forcave të jashtme. Ai mendon se çfarë po ndodh në vend ndikon edhe në Kosovë, pasi në këtë mënyrë dobësohen pozitat e saj, me bisedimet Kosovë – Serbi që duhet të futen në fazën finale.

“Nuk është vetëm çështja e brendshme, kemi dhe presione të jashtme. Kriza politike artificiale nuk është e thjesht, pasi ka dhe nxitje nga jashtë, që Shqipëria mos të duket mirë. Pasi kemi çështjen edhe të dialogut Kosovë-Serbi. Ka një presion të madh për të dobësuar dhe pozitat e Kosovës. Detyra ime është që ta bëjë me përgjegjësi detyrën që kam.

Unë jam në mision që t’i shërbej vendit që të mos shkojë atje ku shtyhet nga forca të jashtme që përdorin edhe forca të brendshme që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Na nxjerrin si çuna problematik, që nuk duhet të jemi”, tha Meta gjatë bisedës me studentët ekselentë të UET-së.

I pyetur nga një studente nëse ka ardhur koha për një klasë të re politike, kreu u shtetit tha se “nuk mund të bëhen zëvendësime mekanike”.

Ai gjithashtu propozoi që të ketë një formulë të re, ku presidenti dhe qeveria të zgjidhen nga populli.

Të fundit