Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Antoni Athanas: Si e kam njohur Nolin dhe porosia që na dha kur erdhën krerët katolikë e muslimanë në Amerikë
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “Arkiva PRINT” që haP Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD”, dt. 22 qershor 1994, fq. 3.
-Intervistë me bashkatdhetarin tonë në SHBA, Antoni Athanas. Bisedoi: TARIK LLAGAMI
“RD”: - Ju, zoti Antoni, e keni njohur nga afër Fan Nolin? Ç’kujtime ruani nga ajo kohë?
A. ATHANAS: - Pa fjalë që e kam njohur nga afër dhe ruaj kujtimet më të bukura. Përreth 3 dekada kam punuar me imzot Nolin në diasporë. Unë kam vajtur në SHBA në moshën 4 vjeç e gjysmë. Gazetën “Dielli” të shoqatës “Vatra” e prisnim me padurim të madh. Nga shkrimet e saj, të Nolit dhe të Konicës, unë jam ndihmuar të mësoj gjuhën shqipe. Kështu si unë edhe mjaft të tjerë.
Ishin të rrallë ata udhëheqës që barabiteshin me Nolin. Unë nuk them që ata të tjerët nuk ishin atdhetarë, por Noli qëndronte mbi të gjithë. Ai ishte shqiptar, shqiptar, shqiptar!
Kam punuar me atë për kishën dhe për “Vatrën”. Kisha dhe kombësia shqiptare për ne ishin binjakë dhe nuk i ndanim nga njëri-tjetri. Në “Vatër” ne nuk shikonim, në ishim myslimanë, katolikë apo ortodoksë, por e quanim njëri-tjetrin vëllezër dhe punonim për të mirën e kombit.
Në momente pikante e krize për Shqipërinë, ne nuk vështronim pikëpamjet tona personale, por bëheshim në një mendim. Nuk them se nuk kishim ndryshime në mendime, por përpara çështjes së Atdheut bëheshin të bashkuar.
“RD”: - Cili është mendimi juaj për ndihmesën që ka dhënë Noli për shqipen, për çështjen tonë kombëtare dhe demokracinë në Shqipëri?
A. ATHANAS: - Shumë gjëra nga këto që ju më thoni, tashmë janë të njohura. Por unë dua të them që, sa herë shikoj apo dëgjoj emrin e Shqipërisë, më duket se aty është edhe emri i Nolit. Për ne, diasporën e Amerikës, emri i Shqipërisë dhe emri i Nolit janë sinonime. Dhe, nga ana tjetër, më duhet të shtoj, se ne ata dy emra na duket sikur është edhe emri i secilit prej nesh.
Ne që punonim me Nolin, po të na pyetnin: - “Kur ktheni fletët e enciklopedisë, të parën fjalë që kërkoni aty, cila është?” – do të thoshim me një zë: - “Shqipëria”! Dhe është padyshim meritë e Nolit dhe e të tjerëve mëmëdhetarë që kishim në kryet tona që të tërë mendonin kështu.
Unë mendoj që ata shqiptarët e brezit më të vjetër, po të mos vinte një njeri si Noli në krye të punëve, nuk do të ishim një Kishë Ortodokse Autoqefale Kombëtare. Fqinjët tanë kishin planet e tyre kundër Shqipërisë. Ata na luftonin me anë të fesë e me anë të kishës. Ata donin dhe duan tokën tonë shqiptare. Dhe shkëputja e kishës sonë ortodokse nga ajo greke, për të cilën luftoi dhe ia arriti Noli, ishte një gjë fort e madhe për Shqipërinë.
Noli kishte një vizion shumë të gjerë për çështjen kombëtare. Ai e shikonte zhvillimin dhe përparimin e saj në bashkimin e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga fetë. Do të sjell vetëm një shembull: kur erdhën: Baba Rexhepi, Imam Vehbiu dhe imzot Oroshi për herë të parë në Amerikë, Noli na mblodhi dhe na porositi t’i prisnim, t’i mbështetnim e t’i përkrahnim me ç’të mundnim.
“RD”: - Kremtimet për 70-vjetorin e Revolucionit të Qershorit dhe të qeverisë së Fan Nolit u mbyllën. Si i vlerësoni ju këto veprimtari?
A. ATHANAS: - Këto ditë që erdhëm në mëmëdhe për të përkujtuar Revolucionin e Qershorit dhe Nolin, për ne ishin shumë të bukura. Shfaqja në Teatrin e Operës dhe Baletit na la shumë mbresa, se ishte e lidhur me veprimtarinë e tij. Më bënë përshtypje recitimet e vjershave të Nolit. Duke dëgjuar ato vargje të fuqishme e të bukura edhe një herë mendova për forcën e madhe të fjalës dhe të veprës së Nolit. Ato edhe sot, ne të gjithëve, në mëmëdhe dhe në diasporë, na japin forcë dhe shpresë, na mbushin me optimizëm për të jetuar e punuar për atdheun e popullin tonë.
Më vjen mirë që, siç më thoni ju, këto gjëra të vlefshme u mësohen djemve dhe vajzave shqiptare në shkolla.
Emri i Nolit që iu dha Universitetit të Korçës, sheshit në Tiranë e të tjera, na gëzuan pa masë. Këto jo vetëm që përjetojnë veprën e Nolit, por janë një pasuri shpirtërore dhe mendore për brezat.
Veprën dhe rrugën patriotike të Nolit, të Faik Konicës dhe të tjerëve burra të shquar ne i kemi trashëgimi. Dhe ato na japin frymëzim dhe na nxitin për të jetuar e punuar për Shqipërinë.
Nuk mund të lë pa përmendur vlerësimet fort të larta që Presidenti i Republikës sonë i bëri kësaj ngjarjeje dhe Nolit në krye të tij. Ato janë një pohim i asaj të vërtete që ndodhi para 70 vjetësh.
“RD”: - Keni ardhur disa herë në mëmëdhe. Cilat mbresa më të veçanta ruani nga secila vizitë?
A. ATHANAS: - Kam ardhur tri herë në Shqipëri. Herën e parë më 1989. Kisha emocione të mëdha. Nuk do t’i harroj kurrë çastet kur aeroplani ndali në aeroportin e Tiranës dhe vura këmbë në tokën e stërgjyshërve të mi. Shëtita disa rrethe dhe pashë një bukuri të madhe. Ishin emocionet e mallit të gjatë për mëmëdheun. Dua t’ju them këtu se qysh nga ajo kohë kur u largova nga Shqipëria me nënën dhe motrën e vogël, hipur mbi gomar, pak gjëra mbaj mend. Dhe si nëpër terr. Sa ëndrra kam parë për Trebickën, fshatin tim të lindjes! Dhe të gjitha këto ëndrra nuk ndërtoheshin mbi kujtimet e miturisë, se ato ishin të vakta e të zbehta, por mbi bazën e atyre që më thoshin bashkatdhetarët.
Herën e dytë më 1992, për çështjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kësaj here ishim shumë të shqetësuar se po na treteshe e humbte kisha jonë autoqefale. Dhe thoshim: - “Ç’mendim do të kishte Noli, vallë, për këtë punë të mbrapshtë? Me siguri që atij po i dridhej shpirti në qiell për këtë që po ngjante. Ne nuk po vinim këtu për të bërë propagandë, por për t’i mbrojtur të drejtat e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe të drejtat territoriale të Shqipërisë sovrane.
Herën e tretë, tani, për kremtimet e 70-vjetorit të Revolucionit të Qershorit dhe të qeverisë së Nolit. Jeni inspiruar për entuziazmin që ka populli për këtë revolucion dhe Fan Nolin, birin e Shqipërisë. Edhe neve, që kemi ardhur këtu, të gjitha këto ringjallja e figurës së Nolit dhe e kontributit të tij që i dha Shqipërisë, janë një frymëzim i madh. Mendoj që të tilla aktivitete duhen shpurë më tej dhe të përfshihen edhe gjëra e njerëz të tjerë, se Shqipëria ka plot nga këta.
Në këtë herën e fundit shikojmë që ka një gjallëri dhe lëvizje të madhe zhvillimi: dyqane dhe restorante të bukura e moderne janë çelur; hotele të rinj, të mëdhenj kanë nisur të ngrihen sipër dheut; shtëpi të reja zbukurojnë vendin përreth; disa fabrika po punojnë; ndiejmë edhe kuptojmë që po bëhet biznes i mirë. Shikojmë që jeta e njeriut shqiptar, siç më duket mua, është pasuruar materialisht e shpirtërisht. Dhe të gjitha këto janë shenja të mira dhe shpresëdhënëse për të ardhmen. Të them të drejtën këto më bëjnë që të mendoj se për së shpejti Shqipëria jonë do të bëhet e begatë, e fortë dhe e dëgjuar. E ardhmja e Shqipërisë është këtu, në truallin e saj, me njerëzit e saj.
“RD”: - Ju faleminderit z. Antoni, dhe, duke ju uruar udhë të mbarë, shpresoj të shihemi sërish së shpejti.
A. ATHANAS: - Faleminderit juve dhe gazetës suaj që më krijuat mundësinë të flas me të gjithë bashkëkombësit publikisht! Mirupafshim!
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56