
Flash News
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Ankara
Zjarr në një klub nate në Spanjë, të paktën 13 viktima
U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në minierën e Bulqizës
Aksidentohet minatori në Bulqizë, dërgohet në spital
Ishte nisur për vrasje, kush është Aldi Mustafa, miku i “Rrumit të Shijakut”
ARKIVA/ Polemika e Pjetër Pepës me Fehmi Abdiun pasi ky, për ta fyer, e quajti ‘katolik’

Gjatë një seance të parlamentit ne vitin 1994, deputeti socialist, ish-gjykatësi i diktaturës, Fehmi Abdiu, duke menduar të ofendojë deputetin demokrat Pjetër Pepa, e quajti “katolik”. Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “Arkiva PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD”, dt. 1 qershor 1994, fq. 3.
Natyrisht nuk do t’i futem raportit të katolicizmit me botën, pse je i urtë vetë, z. Abdiu, që për një temë të tillë janë pak monografitë e mëdha, veç po të kujtoj se që në shekujt e parë, me gjakun gjer në gjunjë, katolicizmi dhe kisha e tij studioi e trashëgoi vlera të pallogaritshme për të cilat i është tepër mirënjohësi gjithë njerëzimi.
Edhe kur nuk i qëndronte dot njeri sulmeve të barbarëve nga Veriu, kur hunët, vandalët, vizigotët dhe longobardët kishin futur botën nën thonjtë e injorancës, kisha ikte ndër shkretëtira, fshihej në thellësi të pyjeve dhe aty, në vetmi, ndër ato kasolle të mungarëve të veshur keq, të ushqyer keq, pa i detyruar askush studionte dhe mbante thesaret e përparimit botëror.
Pra, hiqi botës së qytetëruar kontributin që dha krishterimi në ide, ligje e zakone, në dituri dhe në art, në shoqëri dhe në familje, hiqi vlerat morale dhe materiale që ajo dha e do të shohësh se kultura moderne varfërohet shumë.
Por, tani le të ecim bashkë si dy deputetë shqiptarë e të shohim ç’raport ka katolicizmi me Shqipërinë tonë:
I. KATOLICIZMI DHE SHQIPËRIA
Le t’i referohemi ad fontes historisë dhe fakteve për të evidencuar diçka mbi këtë të vërtetë aq të nëpërkëmbur nga historia e përmbyste komunistë e që gjen shprehje edhe në mllefin tënd.
“Shpesh mbyllem në bibliotekën time, shkruan Ali Podrimja. Aty në një kënd të errët kujtoj një kishë atje në Majnë dhe qiriun që kisha ndezur pas një udhëtimi të gjatë që kisha bërë për t’u takuar me Shën Albanin nga Iliria, i cili që në shekullin III (viti 286) në hapësirën gjermane kishte përhapur kristianizmin, e kisha gjermane e kishte shpallur shenjt...
...Ndërsa gjatë një vere të nxehtë në njërën nga bibliotekat e shumta të Vatikanit shfletoja me kujdes Biblën, përkthimin e së cilës e kishte bërë Shën Jeronimi Ilir nga dalmatët, që në shekullin IV.
Dhe kur dilja nga biblioteka korridoreve të pafund më bëhej sikur dëgjoja zërin e Papës shqiptar, Klementi XI, dhe nuk di a mund të harrojë Evropa edhe nënën Terezë nga kohët moderne” (Gazeta “RD”, 22 gusht 1993).
Me këta shembuj që nxjerrin në pah Ilirinë e dikurshme e Shqipërinë e sotme, zoti Podrimja do të sjellë një mesazh: Është shumë krishterimi për Shqipërinë, e me një krenari të ligjshme e ballafaqon atë me cilindo popull fqinj të Ballkanit.
Por le të ecim më tej mbi faktet e historisë e do të gjendemi kështu, nën sundimin osman. Mesazhi vazhdon: edhe në atë kohë kur prej qindra vitesh nuk mund të shkruhej asnjë fjalë shqip prej tjetërkujt, nga klerikët katolikë (ipeshkvij, priftërinj, apo fretër), po megjithëse reprezaljet e kërcënimet, përndjekjet e salvimet nuk iu ndanë asnjëherë kishës nën dhé e mbi dhé.
Ndeshemi, pikësëpari, me fjalinë e parë shqipe: Formula e pagëzimit (1462) nga ipeshkvi Pal Engjëlli dhe me librin e parë shqip të vitit 1555 ku autori Gjon Buzuku haptaz do të shprehej: Unë tue mos gjetë nga shkrimet shenjtë kurrgjë në gjuhën teme, i shtymë nga dëshira për atdhe temin u mundova... e veprën teme e mbarova më 5 kallnuer 1555”.
Pra, Buzuku, një prift katolik, nuk ka aspak frikë të deklarojë se është i shtyrë nga dëshira për atdhe.
Le të ecim një hap më tej e të ndalemi te matjani Pjetër Budi 1566-1623, ipeshkvi i Zadrimës, i cili, gjithashtu, nuk trembet kur shkruan në “doktrinën e krishterë” se:
“Zoti nuk i ndigjon uratet e atyre që luten në gjuhë të huaj për pa kuptue vështrimin e fjalës që thotë”.
E në shtojcën e këtij libri do t’i gjejmë edhe poezitë e një tjetri frat shqiptar- Pal Hasit nga Kosova. Pra, nga Mati në Kosovë, të dyja krahinat asokohe të krishtera, të dy për gjuhën e atdheun e shqipes nuk marrin parasysh kërcënim as rrezik e na lënë trashëgim dokumentet e faktet me të cilët kemi pse të krenohemi.
Duke vazhduar të ndeshemi me autorin e fjalorit të parë latinisht-shqip, Frang Bardhin (1635) ipeshkëv i Zadrimës, që në parathënien e tij, sjellë arsyen e thjeshtë patriotike, për të cilën e shkroi atë vepër:
“...me ndihmuar gjuhën tënde që po dbaret e po bastardohet sa ma parë të ve”.
Diçka më tej na pret një tjetër kosovar i përmendur. Është Pjetër Bogdani, për 21 vjet ipeshkëv i Shkodrës dhe i Shkupit, që do të quhet themeluesi i prozës letrare shqipe, e që parathënien e tij e shkruan shqip e vetëm shqip.
E nuk duhet harruar as ipeshkvi tjetër i Shkupit, Gjon Gazulli (1702-1753), gjithashtu kosovar nga Gjakova përherë shqiptar, doktor në filozofi e teologji, që boton në Romë në vitin 1743 librin e tij shqip në dialektin e Gjakovës! Për të përfunduar te Gjon Françesk Albani ose Papa Klementi XI, që do të themelonte dhe kolegje për shqiptarët, duke pranuar jo pa krenari që i përket racës shqiptare. E po të duan, historianët e paindoktrinuar e pa paragjykim, le të kërkojnë e do të shohin se te shkolla e parë shqipe fillore apo e mesme, revista e parë, teatri i parë i kukullave apo skenik, stacioni i parë meteorologjik etj., etj. do të gjejnë klerikët, djersën e talentin e tyre.
Janë pra, për fat faktet e dokumentet që e bëjnë historinë. Ata e vetëm ata e pasqyrojnë saktë të vërtetën.
Por le të kalojmë te një tjetër periudhë e rëndësishme e përsëri e rrezikshme: Lidhja e Prizrenit. Do të na dalë menjëherë para një figure e njohur në fushën patriotike: Prenk Doçi, kreshniku i Mirditës, që së bashku me Prenk Bib Dodën, do të organizonte kryengritjen kundra sundimit osman, ose Lëvizjen e Mirditës më 1877, për të cilën do të arrestohej e do të internohej. Por, natyrisht, kishte pasur fat që arrestohej nga të huajt se, po të kishin qenë që atëherë krerët komunistë shqiptarë, do të merrte tjetër ndëshkim e nuk do të mund të themelonte e të drejtonte më vonë shoqërinë “Bashkimi” për të na lënë trashëgim alfabetin e gjuhës shqipe, me të cilin jemi ende sot...
Le të ecim më tej. Do të gjendemi në periudhën ndërmjet Lidhjes së Prizrenit e Kuvendit të Manastirit. S’ka se si të mos përshëndetemi me dy kolosët, poetët e mëdhenj, poezitë e të cilëve i rreshtuan në Olimpin e pavdekshëm shqiptar, pra, me Fishtën e Mjedën. E do të kujtojmë se dy figurat kombëtare aq të zgjedhura të Marash Uçit e Oso Kukës nuk janë të rastit. Programi i klerit dhe i gjithë kristianizmit ishte: “Bashkë me vëllezërit myslimanë për një Shqipëri të lirë”.
Kjo ishte në zemrën, pra, edhe në veprën e tyre. E shembuj e fakte në këtë drejtim ka mjaft.
Duke kapërcyer pragun e 1912 nuk duhet të çuditemi nëse Bajram Curri në Lëvizjen e Madhe të Kosovës do të akuzohej nga njëfarë Sulejman Kulsi- tetovar, si agjent i paguar i katolikëve, se vërtetë mësimet atdhetare i merrte nga goja e Dom Tom Berishës dhe ishte një nga mbrojtësit më të argumentuar të katolikëve të Kosovës.
Jo rastësisht në qeverinë e parë shqiptare të Vlorës (1912) nga vetë Ismail Qemali do të zgjidhej si kryetar monsinjor Nikoll Kaçorri. Pra, një prelat katolik i zgjedhur me dëshirë të plotë si krah i djathtë nga Ismail Begu...
Pas 7 vitesh përfaqësues të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919) do të ishin imzot Luigj Bumçi, Patër Gjergj Fishta e Luigj Gurakuqi. Është me vend të përmendet këtu përgjigja madhështore historike që imzot Bumçi do t’u jepte atyre që mendonin se, duke qenë në pakicë katolikët s’kishin ç’të bënin në Shqipëri, ndaj do të ishte më mirë të iknin e ta linin atë. E përgjigja: “Unë po ju dëshmoj si ipeshkëv katolik se e mbaj vedin vëlla me muhamedanët shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë në këtë gjendje du me jetua me ta?”. A duhet koment për këtë postulat me domethënie kaq të madhe historike? E natyrisht, kush do ta dijë, s’ka se si të harrojë ndërhyrjen dhe rolin e klerit katolik pranë mbretit të Austrisë nëpërmjet Papatit të Romës për shpëtimin e Korçës dhe të Gjirokastrës në çastet më kërcënuese.
Le të kalojmë edhe 2 vjet më tej e të futemi në parlamentin e parë shqiptar pas zgjedhjeve të para të 6 qershorit 1921. Si deputetë të prefekturës së Shkodrës do të gjejmë dy korifenjtë: Mjedën e Fishtën. Madje, këtë të dytin si zëvendëskryetar të atij parlamenti të nderuar e të zgjedhur. Besoj se s’është pa kuptim të kujtojmë atë që sekretari i ambasadës hungareze në Romë do t’i thoshte një vit më vonë P. Pal Dodës: “Ju keni disa deputetë në parlament që do të lenin ndere edhe në odën e komunave të Londrës” (mos të harrojmë se veç dy të mësipërmit ishin edhe L. Gurakuqi, R. Dani, H. Mosi, F. Noli e sa e sa burra të tjerë që peshonin njëri më i rëndë se tjetri).
Vijmë këtu në vitet 1932-1933 në mbylljen e shkollave dhe instituteve katolike vetëm sa për të kujtuar që ndër kolegjet që po mbylleshin ishin shkolluar shkrimtarë dhe atdhetarë të shquar si: Konica e Koliqi, Prendushi e Gurakuqi, Nikaj e Bumçi, Mjeda e Canaj etj. vlera e ndera e Shqipërisë për të gjitha kohërat.
Pra, besoj, e pe edhe vetë se ç’do të thotë katolicizëm për Shqipërinë dhe, nëse një pasardhës i tyre jam edhe unë, e more vesh vetë sa më nderove me “fyerjen” që më bëre.
Tashti, le të vazhdojmë përsëri rrugën bashkë e të futemi në periudhën e zezë të pasçlirimit, duke kaluar nëpër disa arkiva e dëshmi për të parë se ç’bëri mllefi i shokëve tuaj dhe i juaji ndaj katolicizmit shqiptar dhe vetë Shqipërisë.
II. KATOLICIZMI DHE DIKTATURA
Vërtetë mëria kundër klerit e të krishterëve ishte shumë e madhe. Me përjashtim të atyre që nuk duan ta dinë, të gjithë e kanë të qartë se rrënjët historike të kësaj urrejtjeje nuk u gjetën kurrë në dasitë fetare brenda Shqipërisë, por ishte doktrina ateiste e komunizmit që e kërkonte “sine qua non” diçka të tillë.
Filloi pra, ajo tragjedi e masakër, që, siç do të shprehej zoti Sami Repishti, “për katolikët shqiptarë nuk merr kuptimin e vërtetë e të plotë nëse nuk pohohet publikisht nga të gjithë e me bindje se nga 94 famullitarë të rregullt e 93 ndihmës gjatë viteve 1944-89 u vranë, u torturuan e u burgosën 7 ipeshkvij, 4 monsinjorë, 56 famullitarë, 30 etër françeskanë, 13 etër jezuitë, 10 seminaristë etj. “Pra, vazhdon zoti Repishti, “tortura nuk ka kuptimin e plotë në qoftë se nuk kujtohen fjalët që tha në burg Pandi Kristo: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë, faj e pafaj, vetëm sepse kanë qenë katolikë”.
E, pra, nuk bëhej fjalë për Lleshra e Prengra dosido, por për burra trima e patriotë si: Llesh Marashi e Preng Cali, që kishin bërë aq shumë për fatin e vendit, për Shqipërinë çka dihej fare mirë.
“E ndjej veten të privilegjuar, - do të shprehej zoti Arshi Pipa, - që kam pasë rastin të jetoj e të jem dëshmitar i jetës së mons. Vinçenc Prendushit. Ai vuante nga shumë sëmundje, disa prej të cilave ishin pasojë e torturave nga Sigurimi. Kam qenë dëshmitar i vdekjes së tij, i kam mbyllur sytë.” “E mund t’ju them, gjithashtu, - vazhdon ai, - se, në qoftë se kam shpëtuar nga burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohem lutjeve të njerëzve si Padër Meshkalla e të tjerëve, të cilët kujtoj se kanë kontribue në determinizmin e fatit tim”.
Padyshim, vetëm një fanatizëm injorant e një urrejtje patologjike antikristiane mund të grumbullonte një mllef të tillë që do të shfrente kaq mizorisht mbi klerin e pafajshëm shqiptar. Bilanci?
Mos të harrojmë!
Ishin vetëm rreth 160 klerikë që kishin kryer 450 vjet studime në 24 Universitete të Evropës e do të bënin mjerisht tani në Shqipërinë e tyre edhe 881 vite të tjera (pra, gati edhe 9 shekuj) burg...
Mos të harrojmë!
Vetëm ata që u pushkatuan bënë 250 muaj (ose rreth 21 vjet) tortura e hetuesi në sigurimin komunist! 68 muaj të tjerë (afro 6 vjet) hetuesi e tmerr bënë ata të tjerët të vdekurit ndër tortura.
Mos të harrojmë!
U shfarosën pothuajse të gjithë.
Ndërsa e pushkatonin, Dom Ndre Zadeja thërriste: “O Zot çfarë duhet të bëj më shumë për të qenë shqiptar”!
Natyrisht, pse u ndala pak më shumë në faktet dhe të vërtetat e persekutimit të klerit katolik, kjo nuk do të thotë që nuk vuajtën se tepërmi edhe besimet e tjera. “Përça e sundo” ishte taktika bizantine që aplikohej me mjeshtëri. Ndaj është më se e kuptueshme që edhe pjesa më e madhe e myslimanëve ishin bashkëvuajtës me të krishterët për idealet e shëndosha të atdheut. Jo vetëm bektashinjtë, kryetarët fetarë të të cilëve komunizmi i shfarosi në masë, por edhe mjaft sunitë u masakruan nga ajo diktaturë e zezë. Nuk është rastësi që në të njëjtin burg, pas torturave të tmerrshme mbarojnë në një kohë dhe përfundojnë në një varr myftiu i Durrësit, Mustafa Varoshi, me ipeshkvin katolik, Vinçenc Prendushin ose në të njëjtën gropë me Dom Lazer Shantojën, hidhej edhe kufoma e burrit të përmendur 80 vjeçar, Sulçe Bej Bushatit, përfaqësues i denjë i traditës bujare shqiptare; ose që edhe pas 50 vjetësh eshtrat e Ndue Palit e të Caf Metit gjenden bashkë aty te zalli i Kirit dhe ashtu bashkë rivarrosen sërish.
Torturat, vuajtjet dhe salvimet i bashkuan ata si asnjëherë tjetër për të kuptuar se kush është dhe nga vjen e keqja e s’e hanë atë përçarje që kërkon të mbjellësh ti.
Pra, një kontribut “të vyer” në këtë drejtim patët fatin e zi të jepni edhe ju, çifti Uran Abdiu, dhe Fehmi Abdiu, të hyrë tashmë në fondet e arkivave të zeza.
Pasardhës të denjë të Aranit Çelës, mendoni se edhe ndërgjegja fshihet ashtu si fytyra... Por mos harroni, pse e morët në dorë ju dhe shokët tuaj katolicizmi vuajti kaq shumë, por, ama edhe vetë Shqipëria “ateiste” e juaja përfundoi aty ku e patë edhe ju vetë.
Mos harroni, gjithashtu, që këtë radhë shqiptarët dhe Shqipëria kanë vendosur të futen në Evropë e atje ti dhe shokët tuaj do ta keni të vështirë pse do të ndesheni në shumë katolikë, kisha e kryqe që ju sjellin alergjinë e mllefin që patët rast të shfaqni në parlament.
Mos harroni për asnjë çast ndryshimin e madh që ekziston mes nesh, katolikëve dhe të gjithë besimtarëve të feve të tjera me ju ateistë komunistë. Ndërsa ne edukoheshim me Ave Marinë e Shubertit në kishë, ju mëkoheshit me krimet e masakrat që zvetënojnë njeriun dhe ju çuan deri këtu.
Ju, komunistë ateist, mendoni se gjithçka ka marrë fund, madje, siç pate rast t’i shprehesh kolegëve të tu: s’çan...! I mjeri ti! Vërtetë demokracia mund të ketë ligjet e saj, por ligjet e veta ka edhe ndërgjegja. E mos mendo se justifikohet ajo vetëm me argumentin. Kështu ishin ligjet! Ah, jo! Ti e di më mirë ndërgjegjen tënde, por unë po të kujtoj se ajo duhet të tallazohet së paku nga dy viktima katolike: I pari Alfred Ashiku, që shokët e Uran Abdiut e lyen me benzinë dhe i dhanë flakën. I dyti Alfred Berisha, që luajti mendsh nga torturat që i bënë shokët e tu dhe e dënove ti vetë. Pyet, po deshe vëllanë e tij të idealeve, Petrit Ishmin, se të jep më shumë hollësi se si ia shkatërruat jetën pse bëri agjitacion dhe ndau trakte. E natyrisht, ka për të thënë fjalën e vet edhe çmendina e Elbasanit për sa e sa të tjerë ose i dërguat atje pa qenë aspak të çmendur. Midis tyre janë qindra e mijëra të tjerë që akuzojnë. Prandaj, sido që janë djegur shumë materiale arkivore, janë transformuar fakte, janë fshehur krime. Sido që justifikohesh se ato ishin ligjet dhe ti s’bëre tjetër veç zbatimin e tyre, gjithsesi gabon: krimi del, gjaku s’humbet e, nëse viktimat falin, kjo s’do të thotë që fajtorët të mos pendohen, të mos kërkojnë falje, e aq më pak, do të thotë që ata të kenë kurajë të kërkojnë përsëri të mbajnë gjallë atë kohë të zezë kur ata ishin xhelatë e të tjerët viktima të masakrave të tyre. Nëse viktimat falin, kjo s’do të thotë që ish-kriminelët të mos kontrollojnë ndërgjegjet e tyre e të shohin ç’i sollën këtij populli me ideologjinë dhe aktivitetin e tyre.
Nëse viktimat falin të mos harrojnë se edhe Krishti kur pa se tempullin e shenjtë farisenjtë, e kishin kthyer në treg e bënin, mori kamxhikun dhe i hyri mbarë derisa e pastroi atë tempull.
Pra, të mos harrojmë se Atdheu është tempulli i shenjtë i shqiptarëve e nuk mund të kthehet në treg me fyerje, përçarje e mllefe.
Siç e patë edhe vetë, katolicizmin tim e mbrojtën zotërinjtë: Bahri Bregu, Uran Butka e të tjerë. Do të ishte për mua, s’kisha pse të përgjigjesha pse ti më nderove me fyerjen tënde. Duke qenë se janë shumë të tjerë nën atë epitet, u detyrova të të jap këtë replikë.
Me këtë rast falënderoj të gjithë ata që deshën të dërgojnë peticion në Kuvendin Popullor, që në mënyrë kolektive apo individuale deshën t’i marrin masat e tyre, por që duke më respektuar mua si përfaqësues të tyre i lanë vend replikës sime me shpresë se sadopak kam shfaqur edhe mendimet dhe argumentet e tyre kundrejt fyerjes që ti u bëre.
Falënderoj gjithashtu gazetën “RD” që i rezervoi vend kësaj replike, me dëshirën që ajo të jetë vetëm e vetëm në dobi të demokracisë shqiptare, të unitetit kombëtar dhe të Shqipërisë së shumëvuajtur paskomuniste.
Të fundit


Kosova/ Balliu: Rama ka kërkuar dy veprime qe janë salvagente shpëtimi për Vuçiç
1 Tetor 2023, 21:28
Nora Malaj: Sistemi i arsimit ka dështuar, në 2030 do studiojnë për influencer
1 Tetor 2023, 21:12
Berisha: Korrupsioni nxjerr jashtë përdorimi flotën e re ajrore të ushtrisë
1 Tetor 2023, 20:50
SHBA, marrëveshje sigurie me ishujt e Paqësorit për të frenuar zgjerimin e Kinës
1 Tetor 2023, 20:30
Ra nga 50 metra lartësi duke mbledhur kërpudha, vdes shqiptari në Itali
1 Tetor 2023, 20:04

Mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja në Vlorë
1 Tetor 2023, 19:25
Arkeologët hedhin dritë mbi historinë shqiptare me gërmime të reja
1 Tetor 2023, 19:05

Zjarr në një klub nate në Spanjë, të paktën 13 viktima
1 Tetor 2023, 18:11
Sulmi në veri, Osmani: Ka dorë edhe Putin
1 Tetor 2023, 17:51
Goditet me thikë 19-vjeçarja shqiptare në Greqi
1 Tetor 2023, 17:34


Ministri i Brendshëm i Kosovës: Serbia tentoi aneksimin e veriut
1 Tetor 2023, 16:23
U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në minierën e Bulqizës
1 Tetor 2023, 15:58


‘Dyshja Vuçiç-Rama janë armiq të kombit serb dhe kombit shqiptar!
1 Tetor 2023, 14:52

Dita Botërore e të Moshuarve, Vasili: Përulje dhe mirënjohje pafund!
1 Tetor 2023, 14:27
Gjykata e Elbasanit lë në burg anëtarët e grupit të Laert Haxhiut
1 Tetor 2023, 14:07
Sot shënohet Dita Botërore e të Moshuarve
1 Tetor 2023, 13:57
Aksidentohet minatori në Bulqizë, dërgohet në spital
1 Tetor 2023, 13:44
Përfshihet nga zjarri një lokal në qendër të pazarit të Korçës
1 Tetor 2023, 13:28
Ishte nisur për vrasje, kush është Aldi Mustafa, miku i “Rrumit të Shijakut”
1 Tetor 2023, 13:14
Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së
1 Tetor 2023, 12:46
Rrjedhja e gazit në një karburant në Tiranë, arrestohen tre persona
1 Tetor 2023, 12:26
Burimet njerëzore janë “kriza e re” e bizneseve
1 Tetor 2023, 12:06
EMRI/ Kishte dalë të mblidhte kërpudha, vdes shqiptari në Itali
1 Tetor 2023, 11:52
Shpërthim i fuqishëm pranë Parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme në Turqi
1 Tetor 2023, 11:27



Koncesionet po rezultojnë “pa lavdi”, por fundi nuk po u duket
1 Tetor 2023, 10:04

Tetori rozë/ Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Çfarë duhet të dini
1 Tetor 2023, 09:16
Kler Çaku u shpall kampione Europe, Berisha: Sukses i jashtëzakonshëm!
1 Tetor 2023, 09:00
Këmbimi valutor 1 tetor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Tetor 2023, 08:48
Parashikimi i motit, tetori fillon me temperatura të larta
1 Tetor 2023, 08:30
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot
1 Tetor 2023, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Tetor 2023, 08:08
Vuçiç bën një hap pas: Serbia do të tërheqë trupat në veri të Kosovës
30 Shtator 2023, 21:50
Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri
30 Shtator 2023, 21:30
Pas Pishporosë, riaktivizohet vatra e zjarrit në Darëzezë të Fierit
30 Shtator 2023, 21:10
Në prill iu bë atentat, sot u arrestua për armëmbajtje pa leje; kush është Aldi Mustafa
30 Shtator 2023, 20:47
Taksa e pronës bëhet më e shtrenjtë, sa do të paguajnë qytetarët për banesat
30 Shtator 2023, 20:32
Iu bë atentat me eksploziv në prill, arrestohet Aldi Mustafa, miku i "Rrumit të Shijakut"
30 Shtator 2023, 20:11
Qeveria e Kosovës thirrje Serbisë: Tërhiqni të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare
30 Shtator 2023, 19:51
Berisha ndan postimin e gazetarit gjerman: Rama, kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia
30 Shtator 2023, 19:23
Burimi: Kërkesa e Ramës për të vendosur KFOR-in në Veri, e gabuar
30 Shtator 2023, 19:05

Hovenier: Një lloj strukture apo strukturash qëndron pas sulmit në veri
30 Shtator 2023, 18:22
Lleshaj shigjeton Ramën: Shqipëria nuk e ka luksin të tregohet indiferente ndaj Kosovës
30 Shtator 2023, 17:57
Zbardhet dëshmia e mikut të Fatjon Dervishit, 37-vjeçari u qëllua 55 herë
30 Shtator 2023, 17:42
Osmani krahason Vuçiçin me Millosheviçin: Kërkon të shembë gjithçka
30 Shtator 2023, 17:26
Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, Zhulali: Nuk i njeh as si legjitime, as si të lira
30 Shtator 2023, 17:11
Të penduarit e drejtësisë që prangosën bandat e krimit
30 Shtator 2023, 16:53
Presioni i SHBA dhe BE, Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake
30 Shtator 2023, 16:31
Radoiçiç do t’i drejtohet nesër Beogradit për sulmet në Kosovë
30 Shtator 2023, 16:14
Zbërtheu krimet e bandës së Haxhisë, merret sërish në pyetje Artan Tafani
30 Shtator 2023, 15:55
Flakët dalin jashtë kontrollit në pyllin e Pishporosë, e pamundur ndërhyrja nga ajri
30 Shtator 2023, 15:36

Tërmet i fuqishëm në Detin Egje, ndjehet dhe në Greqi e Turqi
30 Shtator 2023, 15:04
Po kryente riparime 55-vjeçari bie nga çatia, niset me urgjencë në spital
30 Shtator 2023, 14:50
Berisha: Të ndalen ndërhyrjet brutale të Ramës në punët e brendshme të Kosovës
30 Shtator 2023, 14:25
Ambasadori amerikan: Serbia qëndron pas vrasjes së policit të Kosovës
30 Shtator 2023, 14:06
Çfarë përfitojnë vërtet migrantët në Gjermani?
30 Shtator 2023, 13:49
Shpërndante drogë pranë shkollës, arrestohet i riu në Tiranë
30 Shtator 2023, 13:32
Raporti i KLSH për Covid-19, Alimehmeti: Keqmenaxhim, MSH mashtroi për jetët e humbura
30 Shtator 2023, 13:05
Raporti i OSBE, Kaso: SPAK të hetojë dhe zbardhë farsën zgjedhore të 14 majit
30 Shtator 2023, 12:45
Borell thirrje Serbisë të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën
30 Shtator 2023, 12:29
Rrjedhje gazi tek një karburant në Tiranë, evakuohen banorët
30 Shtator 2023, 12:12
E copëtoi makina e mishit, kjo është gruaja shqiptare që humbi jetën tragjikisht në Greqi
30 Shtator 2023, 11:53
Dëshmia e të penduarit të drejtësisë: Laert Haxhiu e vrau kushëririn për reputacion
30 Shtator 2023, 11:24
PD bën denoncimin: Zv.ministrja e Arsimit merr tenderin prej qindra miliona lekësh pa garë
30 Shtator 2023, 10:52


Kërcënohet një polic në veri të Kosovës
30 Shtator 2023, 09:59
Kapen me mijëra euro të padeklaruara në Rinas
30 Shtator 2023, 09:44
Industria dhe eksportet goditen nga kursi i këmbimit dhe rritja e kostove
30 Shtator 2023, 09:25
Kursi i këmbimit: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot
30 Shtator 2023, 09:06
Parashikimi i yjeve, shenjat më të favorizuara të fundjavës
30 Shtator 2023, 08:52
E bëri makineria copë-copë, nëna shqiptare humb jetën në sytë e së bijës
30 Shtator 2023, 08:41
A do të bjerë shi? Parashikimi i motit për ditën e sotme
30 Shtator 2023, 08:22
Vrau bashkëshorten në Itali, gjendet i vdekur në makinë shqiptari
30 Shtator 2023, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Shtator 2023, 07:59
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Sveçla: Do të kërkojmë ekstradimin e Radoiçiçit
29 Shtator 2023, 22:48
Pajisjet jashtë funksionit te Onkologjiku, mungesa e ilaçeve u rrezikon jetën pacientëve
29 Shtator 2023, 22:31
Tensionet në veri, Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë
29 Shtator 2023, 22:19
Kurti: Grupet e armatosura serbe po përgatiten për luftë
29 Shtator 2023, 22:05
“Do të jesh e imja ose e askujt”, vrasja e shqiptares nga bashkëshorti e paralajmëruar?
29 Shtator 2023, 21:44
Bylykbashi: Raporti i ODIHR-it i fut një grusht turinjve zgjedhjeve të 14 majit 2023
29 Shtator 2023, 21:20
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën
29 Shtator 2023, 20:55

Vuçiç: Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë
29 Shtator 2023, 20:15

Zgjedhjet e 14 majit, OSBE publikon raportin: Të hetohen pretendimet për blerje vote
29 Shtator 2023, 19:30