
Flash News
Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, plagoset një 65-vjeçar
Ministria e Bujqësisë konfirmon 4 vatra me murtajë të bagëtive në zona të ndryshme të Shqipërisë
Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Qerretit
Alarm në bregdet/ E moshuara nga Kosova rrezikon mbytjen!
U plagos me plumb në kokë, ish-polici shqiptar vdes pas 3 ditësh
Intervista e Kim Mehmetit: As individi e as populli nuk ka mundësi që të stolisë të kaluarën e vet

Ky shkrim është pjesë e rubrikës “PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD”, dt. 9 janar 1994, fq. 3.
Intervistoi: LAZËR STANI
Shqiptarët kudo janë, kanë përjetuar këto dy-tre vitet e fundit tronditje të mëdha sociale, shpirtërore, psikike. Ju, si shkrimtar, çfarë keni përjetuar në këto dy-tre vite?
K. M. Ne jemi fëmijët e gënjyer dhe na thoshin se, nëse ndjekim pa hamendje drejtimin nga është shtrirë dora e prijësit, nuk ka pse të dyshojmë se vallë, jemi ose jo në rrugën e vërtetë e as që duhet të lodhemi për atë se a na presin tatëpjeta apo rrugë përplot me llaç. Ndërtonim iluzionin e madh të quajtur socializëm. Në atë rrugëtim plot iluzione dikush besoi pak më shumë, dikush aq sa të mos e hetojnë të tjerët se dyshon, ndërsa kishte dhe të atillë që nuk besuan fare. Mirëpo mëkatarë për të gjithë atë që ndodhi nuk janë vetëm gënjeshtarët, por edhe të gënjyerit: në mos tjetër atëherë për prirjen e treguar që t’u besojnë gënjeshtrave.
Pasi braktisëm bulevardet njëkatëshe të socializmit dhe u drejtuam kah udhëkryqet e sistemit shumëpartiak, ne që deri dje përkuleshim përpara kishave ideologjike të njëmendësisë, dy-tri vitet e fundit krijuam iluzionin e ri se në një rrafsh mund të qëndrojnë edhe dyfytyrëshit, edhe demonët, edhe të urtit, por edhe bardët: iluzion ky që të gjithë të lartpërmendurit krijon bindjen se ka ardhur koha kur çdo gjë mund të shitet në pazar. Kuptohet, vështirë është në kohëra vendimtare t’i kushtohet rëndësi e mjaftueshme rreshtit, por ekziston një parim që nuk duhet të harrohet: kur udhëtimi është i gjatë dhe i lodhshëm, devetë më të forta duhen ruajtur për pjesën më të vështirë të rrugës nëpër të cilën duhet të kalojë karvani. Përndryshe karvani mund të çojë shumë pluhur dhe e mbulon vetveten- ta humb rrugën. Do të pranoj publikisht: dy-tre vitet e fundit i kam kaluar duke u habitur me aftësitë përshtatëse të të tjerëve dhe me të metën time se sa pak i paskam njohur njerëzit, posaçërisht ata që i adaptohen çdo kalendari ideologjik. Tani të lavdëroj pak veten: shpëtova tashmë nga ajo hutesë dhe binda veten se njeriu është brumë i çuditshëm, cilësia e të cilit varet nga vitorja që e ngjesh dhe nga i cili, si edhe nga brumi i rëndomtë, mund të gatuash çdo gjë.
Thoni se tani udhëtojmë nëpër rrugë të reja. Po, ajo liria, si ju duket tani, e afërt apo e largët? A kemi ende shumë rrugë për të bërë që të arrijmë së paku atë që kanë arritur e të tjerët, popujt e qytetëruar?
K. M. Liria, si shumë gjëra të tjera, është diç relative, deri në pafundësi e diskutueshme. Ajo që për mua ka domethënien e lirisë për të tjerët mund të mos jetë ajo. Liria, më në fund, nuk është diçka që jepet me dekrete të shkruara, por duhet ditur dhe pasur kushte të realizohet. Sa dobi kanë njerëzit të cilëve u është dhënë liria të posedojnë edhe avionë privatë nëse nuk kanë kushte ekonomike as të ushqehen si duhet?! Për liri të mirëfilltë në një shoqëri nevojiten parakushte të domosdoshme ndër të cilët kultura politike dhe zhvillimi ekonomik janë faktorë pa të cilët liria qytetare shndërrohet në flokul si çdo tjetër e këndshme për ta dëgjuar, por pa kurrfarë përmbajtje. Shkurt, të gjithë ne që sapo ndërtojmë marrëdhënie të reja shoqërore- pra, ish-shtetet socialiste- jemi shumë larg lirisë së dëshiruar dhe aspak nuk duhet gënjyer veten se menjëherë, pasi ta përballojmë kthesën e parë do të ballafaqohemi me pallatet me vite të ëndërruara. Ajo që duhet bërë tani është e vërteta se asnjë çast nuk duhet humbur për të shikuar shfaqjen vetjake, të mos bëhemi të padurueshëm që sa më shpejt të mbahet prova gjenerale, të jepet premiera dhe pastaj t’i pasojnë duartrokitjet frenuese pas të cilave do të përkulemi me mburrje si heronj të kohës së re duke murmuritur me vete: Po, ne jemi ata që luajtëm rolet kryesore! Në këto kohëra duhet kuptuar se çdo gjeneratë luan rolin e vet dhe asaj nuk mund t’i shpëtojë. Nëse është kështu, atëherë lotët e kohës së re që pikojnë, si nga sytë e nuses që ballafaqohet me natën e parë bashkëshortore, mund të jenë arsyetim i mjaftueshëm dhe dëshmi se ekzistojnë arsye të jesh hija e hijes tënde, damar, i cili do t’i shtrydhë dhe do t’i pastrojë gjithmonë nga brendia e vet të gjitha papastërtitë dhe përsëritjet e gabimeve.
Sot jetojmë në një klimë specifike, klimë politike, pra, edhe politika për asnjë çast s’mund të shmanget, s’mund të lihet mënjanë? Si e vlerësoni veprimin e sotëm politik shqiptar?
K. M. Jam shumë larg asaj që të jem kompetent të jap ndonjë vlerësim për veprimin politik shqiptar. Momentalisht plaga e shqiptarëve është Kosova. Dhe, derisa të mos shërohet ajo plagë, ne të gjithë do të lëngojmë pa marrë parasysh se si do të jetojmë aty ku jemi. Prandaj, edhe subjektet politike shqiptare sot duhet t’i koncentrojnë forcat e veta në zgjidhjen e problemit kosovar. Aty do të thyhet apo do të skalitet skeleti i shqiptarëve. Robëria e Kosovës gjithmonë do të jehojë në vetëdijen tonë si kanosje se të gjithë shqiptarët janë të robëruar. Në Kosovë dhe askund tjetër sot mbrohet shqiptarizmi: aty ose të gjithë do të biem, ose do të ngadhënjejmë, pa marrë parasysh se jetojmë në shtete të ndryshëm. Mendoj se ne shqiptarët në Maqedoni, dhe jo vetëm, në këtë qëmoti e kemi të qartë.
Në PPD ka pasur tronditje të thella. Cili është mendimi juaj dhe a shikoni perspektivë në të ardhmen e kësaj partie?
K. M. Nuk jam anëtar i kësaj partie e as i ndonjë tjetre, prandaj nuk do t’ia kisha lejuar vetes të ndërhyj në punë që janë të anëtarësisë të PPD-së. Mund të përsëris atë që kam thënë para dy vitesh, gjë që në atë kohë ma zinin për të madhe, se PPD-ja shtrenjtë do ta paguajë luhatjen e vet në mes të partisë politike dhe lëvizjes gjithëpopullore. Kjo parti në të vërtetë kurrë nuk ka qenë parti klasike politike, por mbeti të gulfatet në mes të dy antipodeve që nuk kanë asgjë të përbashkët në mes veti, partisë politike dhe frontit gjithëshqiptar në Maqedoni. Në këtë mënyrë ajo bënte mëkat të dyfishtë: sillej thuajse sikur nuk ekzistojnë subjekte të tjerë shqiptarë në Maqedoni dhe pengonte të dëgjohej zëri i shqiptarëve jashtë partive politike. Qëmoti në këtë parti nevojitej të bëhen ndryshime. Më në fund PPD-ja është një ndër partitë e rralla në Maqedoni në të cilën që nga koha e zgjedhjeve nuk është bërë asnjë përtëritje. Përshtypja ime është se kjo parti bën gabimet që dikur bënte Partia Komuniste, vetëm të shtojë numrin e anëtarësisë duke mos ia var veshin kualitetit. Për këtë parti vlerë parësore e anëtarit çmohej dëgjueshmëria. Mund edhe të mos kem të drejtë, por, mendoj, se edhe tronditjet e tanishme në radhët e saj janë pasojë e gjithë kësaj që përmenda më lart.
Unë jam shkrimtar, kurse ju më pyetni për politikë? E kuptoj se ju e keni këtë vërejtje me vend.
Por sot shumica e shkrimtarëve shqiptarë merren me politikë. Si e shikoni këtë prirje të shkrimtarëve në shtetet tona?
K. M. Arti nuk njeh politikën, por as politika nuk njeh artin. Pra, dy skajshmëri të cilat asgjë nuk i bashkon. Prandaj edhe më është e pakuptueshme se çka kërkojnë krijuesit në larminë e politikës dhe ç’është ajo që i shtyn t’ua kenë aq zili politikanëve. Ndoshta jam shumë narcis, mirëpo, mendoj, se të gjithë mbretërit dhe presidentët duhet të ma kenë zili për ato tregime mesatare që i shkruaj, ndërsa unë nuk posedoj asnjë arsye t’ua kem zili atyre. Në art krijuesi flijon vetveten duke ua dhuruar atë, më të bukurën që posedon, të tjerëve. Arti kërkon sinqeritet të plotë, prandaj krijuesit që flijojnë krijimtarinë për politikën kanë ndonjë defekt më vete. Kjo thënie nuk vlen vetëm në raste të veçanta siç është sot Kosova, por edhe në rrethana të tilla duhet bërë orvatje që të mos shembet tërë potenciali krijues sepse pa të ardhmëria mbetet e shëmtuar, pa thesarin më të vlefshëm- veprat artistike.
Cili është roli i kulturës dhe i shkrimtarit në krijimin e harmonisë dhe mirëkuptimit midis popujve të Ballkanit si kusht i domosdoshëm për një të ardhme të qytetëruar?
K. M. Çdo thesar kulturor dëshmon vlerën e vet, jo vetëm me atë sesa është i prekshëm dhe i dobishëm për mjedisin ku krijohet, por edhe sa mund të jetë i hapur për format dhe përmbajtjet e kulturave dhe vlerave e të tjerëve. Nuk mundet që vlerat vetjake të rriten duke i mohuar ato të të tjerëve, e as që është e mundur të kënaqësh vetëm me vlerat vetjake. Popujt e Ballkanit nuk kanë zgjidhje tjetër pos të komunikojnë normalisht në mes veti edhe atë posaçërisht në larminë e kulturës. Nuk duhet lejuar që në marrëdhëniet kulturore të ngrihen mure, sepse muret e tilla më së vështiri rrënohen. E parë në këtë kontekst, shkrimtarët duhet të japin kontributin e vet. Këtu kam parasysh krijuesit që shkruajnë vlera të mirëfillta, sepse atyre të tjerëve u konvenon mbyllja: u konvenon të jenë të parët në lagjen e vet. Izolimi kulturor është fatal si edhe çdo izolim tjetër në mos edhe më shumë. Mendoj se për sa i përket kësaj ju që keni jetuar në Shqipëri keni përvojë të hidhur si rrallëkush në botë.
Edhe një problem mjaft i diskutuar sot është ai i intelektualit? Si e shikoni intelektualin sot në raport me shoqërinë, shtetin, politikën, të ardhmen?
K. M. Intelektualët sot, para së gjithash, duhet të sqarojnë se vallë këto kohëra dhe, aq më shumë, kohëra kur të gjitha pëshpëritjet e dikurshme dhe të gjitha ato që i heshtëm duhet për t’i thënë zëshëm? Po, këto janë ato kohëra dhe, aq më shumë, këto janë ditë të tilla kur duhet vëmendje të analizohet pianisimoja dhe titërrima trishtuese e heshtjes shumëvjeçare që të mos zhytemi tani në ndonjë zhurmë marramendëse. Nuk duhet harruar kurrë se jemi fëmijët e transheve kolektive, nxënës të duartrokitjeve me takt të caktuar, fytyra nga ato fotografitë grupore me buzëqeshje saktësisht të matura në buzë, trupore me duar pas shpine, meqë vetëm një dorë duhej të qëndronte e ngritur lart dhe me gisht të drejtuar nga kodrina ku duhej të qëndronte pallati i rrethuar me trëndafila të kuq si gjaku- gishti i prijësit! Pse e them këtë? Për shkak se tani mund të bëhemi viktima të mospasjes durim që deri te ditët më të mira të arrihet në mënyrë të natyrshme. Edhe te intelektualët vërehet një mosdurim, një ngutje që e humbura të kompensohet menjëherë, gjë që nuk është e mundur. Një ngutje e tillë reflektohet edhe në relacionin e intelektualëve me shoqërinë, shtetin, politikën dhe të ardhmen. Kur është në pyetje kompensimi i asaj që është humbur, ekziston e vërteta se ka gjëra të cilat as që mund të kompensohen. Intelektualët, ndoshta para gjithë të tjerëve, duhet ta bindin veten se edhe udhëtarët që kanë lundruar në anijen e gënjyer kanë të drejtë të zbresin, të zbresin dhe të vrapojnë të lumtur pasi nën shputa të hetojnë tokën. Dhe, nëse është kështu, atëherë le të na ngushëllojë ajo se nuk kemi qenë vetëm në të gënjyer, por të gjithë ata që ëndërronin komunizëm pa bordele! Më në fund, as individi e as tërë një popull nuk ka atë mundësi që të stolisë të kaluarën e vet.
Midis intelektualëve të Ballkanit, a shihni të tillë që punojnë për një të ardhme të qetë dhe të harmonishme të gadishullit tonë?
K. M. Gadishulli ynë është zhytur në baltën e marrëzisë njerëzore dhe një Zot e di si do të përfundojnë punët. Intelektualët bartin pjesë të mëkatit dhe janë fajtorë sepse lejuan që marrëzia njerëzore të ketë përparësi dhe bile ta mbisundojë arsyen e shëndoshë dhe urtësinë. Te disa popuj të Ballkanit, si te populli serb, intelektualët ranë në provimin njerëzor e jo vetëm atë intelektual. Disave do t’u nevojiten vite të tëra t’i shlyejnë njollat nga portreti i vet intelektual nëse është e mundur diç e tillë. Kuptohet se ekzistojnë intelektualë të tillë që dinë të qëndrojnë në këmbë edhe në kohëra të tilla. Unë njoh të atillë dhe mu ata më japin shpresë se nuk është shembur çdo gjë.
Cilat janë raportet e shqiptarëve dhe maqedonasve në shtetin tuaj të ri? Çfarë janë barrierat acaruese që krijojnë moskuptim midis njerëzve të këtij shteti dhe ndjellin fatkeqësi?
K. M. Mosbesimi internacional në Maqedoni është trashëgimi nga periudha e kaluar kur në Maqedoni do zhvillohej një fushatë e tmerrshme kundër inteligjencës shqiptare dhe tërë popullit shqiptar. Në të vërtetë, prej vitit 1981 e deri para zgjedhjeve shumëpartiake, Maqedonia ishte ekspoziturë e politikës serbe antishqiptare. Sot Maqedonia paguan llogaritë e asaj periudhe kur shqiptarëve ua morën shumë të drejta. Kam prirje të besoj se sot në Maqedoni rritet bindja te të gjithë kolektivitetet nacionale se ky shtet mund të ekzistojë vetëm si shtet i qytetarëve të barabartë. Do të duhet shumë punë që të kthehet besimi internacional, mirëpo medoemos duhet ecur drejt kësaj rruge të mundimshme. Zgjidhje tjetër nuk ka. I duhet besuar atij me të cilin duhet të bashkëjetosh. Duhet pasur tolerancë dhe mirëkuptim për tjetrin. Besoj se Maqedonia është në rrugë të mirë të realizojë cakun e vetëm që mund t’i garantojë ardhmëri të mirë: të shndërrohet në shtet të qytetarëve të barabartë. Maqedonasve dhe shqiptarëve, si dy kolektiva numerikisht më të mëdha në këtë shtet, u mbetet edhe përgjegjësia më e madhe për stabilitetin e këtij shteti. Ata kanë obligim moral që të kujdesen edhe për të drejtat e nacionalistëve të tjerë në këtë republikë dhe këtë gjithmonë duhet ta kenë parasysh gjatë grindjeve të veta politike. Nuk duhen nënçmuar aspak elementet instruktive të cilët e dinë se si mund të shkatërrohet Maqedonia, nëse vjen deri te një konflikt internacional shqiptaro-maqedonas. Prandaj duhen pritur edhe provokime të mëtejshme, posaçërisht nga blloku pro serb, i cili nuk është i dobët në këtë republikë, por tani është në defensivë për shkak të gjithë asaj që ndodh në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Keni filluar të botoni krijime të suksesshme që në moshë të re. Cila ka qenë rruga që ka përshkruar i riu Kim Mehmeti për të arritur të shkrimtarit Kim Mehmeti?
K. M. Rrugë me plot shëtitje nëpër botë dhe nëpër jetë. Shëtitje nëpër fakultete, profesione. Kim Mehmeti, udhëtar i pasionuar, dhe Kim Mehmeti shkrimtar, gjithmonë udhëtonin bashkë duke e ditur se jeta ka plot lëngje me të cilat mund të mbushet dhe të cilat duhen shijuar. Pse të gënjej: jam i lumtur me atë që kam arritur, jetën e kam jetuar ashtu siç kam dashur- kuptohet nëse bëhen relative gjërat ku asgjë nuk është varur nga unë dhe, edhe kur është në pyetje krijimtaria ajo më ka ofruar aq sa kam investuar në të. Unë nuk i takoj asaj kategorie krijuesish që janë të gatshëm që të flijojnë çdo gjë për krijimtarinë- jeta ka edhe bukuri të tjera. Ia kam arritur që të vjel nga të gjitha aq sa kam mundur dhe prandaj kam shumë pak arsye të mos jem i kënaqur, përpos disa humbjeve tragjike familjare të cilat as mund të harrohen e as mund të shërohen tërë jetës. Kam kaluar rini të lumtur, kam jetuar në shumë qendra të ish-Jugosllavisë dhe jashtë saj, kam ndërruar shumë profesione, kam vatër të ngrohtë dhe të qetë familjare, e cila është pasuria më e madhe e imja dhe dhomën e këndshme të punës ku deri në orët e vona të mesnatës mund të zhytem në botën time krijuese, e cila materializohet në ekranin e kompjuterit që më vonë atë t’ua dhuroj lexuesve.
Shkupi në mënyrë letrare për shumë vjet ka qenë një zonë e shurdhët. Për fat të keq në vetëdijen tonë kulturore ende shqiptarët e Maqedonisë përbëjnë një zonë të fshirë kulturore. A ka arsye që edhe sot të mendohet kështu?
K. M. Unë nuk jam prej atyre që mendojnë se ju në Shqipëri keni humbur shumë pse nuk na njihni neve krijuesve nga Maqedonia, që nuk do të thotë se një gjë e tillë mund të arsyetohet dhe tolerohet edhe më tutje. Realisht potenciali krijues i shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të jetë as për së afërmi ai që ka Kosova. Ne krijuesit e Maqedonisë jemi dhe duhet të jemi segment i kulturës gjithëkombëtare, por unë jam për atë që gjithmonë të ekzistojë verifikimi i mirëfilltë i vlerave dhe pasje e standardeve kompetente krijuese. Asnjëherë nuk kam qenë ithtar i parimit që të trillohen vlera me çdo kusht. Kultura shqiptare nuk ka nevojë për një gjë të tillë, sepse shyqyr Zotit, posedon mjaft vlera të mirëfillta. Pse e them këtë? Sepse sot, kur kontaktet në mes shqiptarëve nga Maqedonia dhe Shqipëria realizohen sadopak normalisht, hetoj një pakënaqësi te ne krijuesit nga kjo anë e kufirit dhe duket sikur dikush ngutet të zërë vend në kolonën e vlerave gjithëkombëtare. Jam i bindur se vlerat e mirëfillta do të gjejnë vendin e vet dhe prandaj nuk më brengos aspak ajo se vallë ku qëndroj unë. Kjo edhe mund të kuptohet: vite me radhë mezi që prisnim të kemi relacione normale me shtetin amë duke shpresuar se atëherë do ta kemi më të lehtë të botojmë edhe në Tiranë. Por unë jam i bindur se edhe ajo ditë nuk është aq e largët dhe kështu që tani duhet ta realizojmë me sukses këtë, fazën e vetënjohjes. Nuk ka dyshim se obligimet janë të dyanshme: edhe e jona që të kontribuojmë në kulturën gjithëkombëtare si edhe i shtetit amë që t’i ndihmojë shqiptarët jashtë Shqipërisë.
Të fundit




Kërkoni rinumërimin e votave në Tiranë, Gjykata pushon çështjen e Alimehmetit
12 Qershor 2025, 12:22
Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Qerretit
12 Qershor 2025, 12:05

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale
12 Qershor 2025, 11:52
Beleri: Votat e emigrantëve në Greqi u manipuluan me skemë të organizuar nga administrata
12 Qershor 2025, 11:36
Alarm në bregdet/ E moshuara nga Kosova rrezikon mbytjen!
12 Qershor 2025, 11:25
Shtyhet seanca për "Plumbin e Artë", shkak mungesa e avokatëve
12 Qershor 2025, 11:06
Gjykata e Posaçme cakton seancën për çështjen “Partizani”
12 Qershor 2025, 11:00
"Punojmë për të vjedhur"/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Hera e parë që është i sinqertë!
12 Qershor 2025, 10:52

Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen mijëra fidanë kanabis! Nën hetim dy persona
12 Qershor 2025, 10:35
SHBA-ja kufizon stafin joesencial në Ambasadën në Irak, pas rritjes së tensioneve me Iranin
12 Qershor 2025, 10:19

Hero në Greqi/ Emigranti shqiptar shpëton dy fëmijë nga mbytja në lumë
12 Qershor 2025, 09:52
Zyrtarët e Doganave shqiptare i hapin traun biznesit të kontrabandës së cigareve
12 Qershor 2025, 09:37
‘Vrava një njeri’, si një telefonatë zbardhi vrasjen me thikë në Xibër/ Flasin dëshmitarët
12 Qershor 2025, 09:24
26 vjet liri! Kosova shënon sot Ditën e Çlirimit
12 Qershor 2025, 09:14
Kthjellime në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme
12 Qershor 2025, 09:03
Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares
12 Qershor 2025, 08:49

Këmbimi valutor 12 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 Qershor 2025, 08:30
Vrasja në Xibër të Klosit/ Në pranga Hazbi Velsula, kushëriri i viktimës
12 Qershor 2025, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2025, 08:09
Nëna e Martin Canit reagon pas publikimit të videos: U trondita, nuk e pashë dot!
11 Qershor 2025, 23:00
Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë në këtë forum
11 Qershor 2025, 22:46
Gjendet i pajetë një person në Klos, dyshohet se është vrarë
11 Qershor 2025, 22:33
E konfirmuar nga SPAK: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim
11 Qershor 2025, 22:03

Dhunoni punëtorin e pastrimit në Athinë, policia greke shpall në kërkim shqiptarin
11 Qershor 2025, 21:30
Zhgënjimi me Letoninë, Elseid Hysaj reagon pas transfertës zhgënjyese
11 Qershor 2025, 21:15

BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë përqendrohet te energjia dhe financa
11 Qershor 2025, 20:51

Skandal në Lezhë/ Banesa mbulohet nga ujërat e zeza
11 Qershor 2025, 20:37
Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale
11 Qershor 2025, 20:09
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
11 Qershor 2025, 20:01
U plagos me plumb në kokë, ish-polici shqiptar vdes pas 3 ditësh
11 Qershor 2025, 19:41
Përfundon rinumërimi i votave për kandidatët e PD në Dibër, si ndryshon rezultati
11 Qershor 2025, 19:29

Faktorët që krijojnë mot: Si ndikojnë mikrobet që jetojnë në re në jetën tonë
11 Qershor 2025, 19:01



Politikat për emigracionin/ TikToker-i famshëm largohet nga SHBA
11 Qershor 2025, 18:20
Mbeti e vrarë gjatë sulmit në Austri, Lea Bajrami do të varroset në Graz dhe jo në Kosovë
11 Qershor 2025, 18:01
Trump: Kam më pak besim sesa disa muaj më parë se mund të arrihet një marrëveshje me Iranin!
11 Qershor 2025, 17:47
Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Rinas vëllai i Nuredin Dumanit i ekstraduar nga Dubai
11 Qershor 2025, 17:41
Temperaturat përvëluese në vend/ ISHP apel qytetarëve: Kujdes gjatë orëve të mesditës
11 Qershor 2025, 17:34


Kapet duke transportuar 10 kg kokainë, arrestohet shoferi shqiptar në Itali
11 Qershor 2025, 17:10
Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT-së
11 Qershor 2025, 17:03
Foto/ Merr flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje
11 Qershor 2025, 16:54

Sondazh/ A besoni se rinumërimi i votave do të sjellë ndryshim të rezultatit të 11 majit?
11 Qershor 2025, 16:31
Vrasja e Martin Canit, dëshmojnë 6 persona në seancë me dyer të mbyllura
11 Qershor 2025, 16:28
Tragjedia e heshtur! 56 vetëvrasje janë shënuar në vend që nga janari
11 Qershor 2025, 16:20
Identifikohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri
11 Qershor 2025, 16:13
Emri/ U aksidentua teksa po shkonte në punë, humb jetën i riu shqiptar në Itali
11 Qershor 2025, 15:56
Padia për shpifje/ Dështon seanca në GJKKO për Kryemadhin dhe juristin Kara, arsyeja
11 Qershor 2025, 15:44
Ukraina riatdheson trupat e ushtarëve të vrarë nga Rusia
11 Qershor 2025, 15:37

Plani Operacional, Tatimet nisin informimin me bar-restorantet, plazhet dhe makinat me qira
11 Qershor 2025, 15:15

Menopauza, këshilla për një tranzicion sa më të shëndetshëm
11 Qershor 2025, 15:03
Grabiti me dhunë një person, arrestohet hajduti serial në Durrës
11 Qershor 2025, 14:48

Rikthehen tensionet me Rusinë, Polonia arreston një 28-vjeçar për spiunazh për Moskën
11 Qershor 2025, 14:33
Humb jetën turisti i huaj në Sarandë, dyshimet e para
11 Qershor 2025, 14:14
Plagosi me thikë një person në Kuçovë, kapet 26-vjeçari
11 Qershor 2025, 14:08
Tensionet bërthamore rriten teksa Irani dhe SHBA-ja s'pajtohen as për datën e bisedimeve
11 Qershor 2025, 14:00
Nënshtetësia gjermane mbërrin nivel rekord, në 2024 u natyralizuan 292 mijë të huaj
11 Qershor 2025, 13:53
Shtyhet gjyqi i dosjes ‘Sterilizimi’, ja kur do të mbahet seanca e radhës
11 Qershor 2025, 13:44
Greqia shqyrton ndalimin e burkës në universitete
11 Qershor 2025, 13:36

Rruga me kthesa, shikimi në telefon ju shkaktojnë përzierje? Zbuloni arsyen
11 Qershor 2025, 13:20
Balliu: Pse i gjeti opozita faktet e farsës zgjedhore dhe jo superprokurorët e SPAK?
11 Qershor 2025, 13:12
Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, çfarë vendosi Gjykata për imamin Ahmet Kalaja
11 Qershor 2025, 12:56
Lista/ Cilat janë ekipet e kualifikuara deri tani në Kupën e Botës 2026?
11 Qershor 2025, 12:54


OVERDOZË
11 Qershor 2025, 12:38
Qeveria e Kosovës pranon kërkesën e SHBA-ve për të strehuar emigrantë nga vendet e treta
11 Qershor 2025, 12:32

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit
11 Qershor 2025, 12:12
Tafani rrëfen si u pagua për të vrarë Albi Bashaliun: Lekët na i solli babai i Laert Haxhiut
11 Qershor 2025, 12:10
Dështon për të 30-tën herë përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11 Qershor 2025, 11:57
Sherr në Fier/ 48-vjeçari godet me levë të riun, arrestohet nga Policia (EMRI)
11 Qershor 2025, 11:49
Ekstradohen sot nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri prej tyre vëllai i Nuredin Dumanit
11 Qershor 2025, 11:43
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK
11 Qershor 2025, 11:35
I zhdukur prej gjashtë ditësh, gjendet i vdekur 20-vjeçari në Korçë (EMRI)
11 Qershor 2025, 11:28
6-vjeçari gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin
11 Qershor 2025, 11:20

Të shtënat me armë në “Ali Dem”, plagoset 26-vjeçari, 4 shpallen në kërkim
11 Qershor 2025, 11:00
Shisnin droga të forta në festivalin e UNUM, arrestohen dy kosovarë dhe një francez
11 Qershor 2025, 10:51
“X” me Letoninë ndez debate, kërkohet shkarkimi i Sylvinho-s
11 Qershor 2025, 10:41