Flash News

KRYESORE

Procesi i vetingut/ Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit del përpara KPK-së

Procesi i vetingut/ Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit del

Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai, po i nënshtrohet procesit të vetingut. Kandidatja për në SPAK doli sot në seancë dëgjimore publike para KPK. Referuar raportit të komisionit, Millonai ka bërë një deklarim të saktë, burimet financiare i ka të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rremë të pasurisë.

Drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit ka një apartament 94 m2 në Tiranë me vlerë 45 mijë euro. Këtë ka arritur ta marrë falë të ardhurave nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës dhe shitja e një makine.

Nga llogaria e subjektit në 2015 ka kaluar shuma prej 1.3 mln lekë në llogarinë e shoqërisë ndërtuese.

Millonai shpjegoi se ka bërë vetëm një pagesë 10 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta shlyejë përmes një kredie pas regjistrimit të pallatit. Komisioni nuk konstaton parregullsi.

Ajo ka në pronësi të saj janë edhe një automjet “Opel” të blerë në shumën e 2500 eurove në 2015. Burimi, të ardhura nga paga, si edhe depozitë kursimi formuar në 2011. Në 21.01.2017 vlera 100 mijë lekë.

Të fundit