Flash News

KRYESORE

Profil/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri që e ka politikën në ‘gjak’, por kërkon të thyejë zakonet e Greqisë

Profil/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri që e ka

Kyriakos Mitsotakis do të jetë kryeministri i ri i Greqisë.

Pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, fituese u shpall partia konservatore, Nea Demokratia e udhëhequr nga Mitsotakis, trashëgimtar i një dinastie politike greke.

Kush është Kyriakos Mitsotakis?

Mitsotakis, 51 vjeç, ka bërë një rrugë të gjatë deri kur në janar 2016 u bë udhëheqës i Nea Dimokratia (Demokracia e re), partisë më të rëndësishme të opozitës në vend. Ndërsa prej kohësh kishte shërbyer si deputet i parlamentit grek, ai është gjithashtu i njohur si i biri i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis, në fillim të viteve ’90,  një përbindësh i politikës greke. Ai ishte relativisht i ri, kishte pak përvojë në qeveri dhe zotëronte pak aleatë brenda partisë së tij.

Tre vjet më vonë, ai është gati të kërkojë çmimin e madh, posti i kryeministrit. Konservatorët kanë qenë vazhdimisht përpara në të gjitha anketat krahasuar me partinë qeverisëse Syriza të Alexis Tsipras, i cili humbi zgjedhjet përballë Mitsotakis. Është hera e parë në katër vjet që grekët shkuan në kutinë e  votimit në nivel kombëtar, dhe Mitsotakis e quan një “referendum” për Tsiprasin (bëhet fjalë për zgjedhjet e parlamnetit europian).

Ai ka studiuar në universitetet prestigjioze Harvard dhe Stanford dhe ka qenë i punësuar në firmat këshilluese të biznesit dhe bankat greke.

Maria Karaklioumi, një analiste politike tha se udhëheqësi i Demokracisë së Re, Mitsotakis është "një politikan me shumë eksperiencë dhe vjen nga një familje politike, që do të thotë se ai ka një traditë politike. Njerëzit besojnë se Mitsotakis ka përvojë dhe njohuri, sepse ai punonte për bankat në Greqi, dhe ata besojnë se ai mund të kombinojë profilin e tij teknokratik me përvojën e tij, për të qenë një kryeministër i mirë ".

Ministri për Reformën e Administratës dhe e-Qeverisjen

Nga viti 2013 deri në vitin 2015, ai ishte Ministër për Reformën Administrative dhe e-Qeverisje nën drejtimin e kryeministrit, Antonis Samaras.

Pas humbjes elektorale të Demokracisë së Re, Mitsotakis kandidoi për kreun e partisë dhe arritë të mposhtë kundërshtarin e tij Evangelos Meimarakis.

"Unë mendoj se është një disavantazh, emri i tij i familjes, sepse njerëzit mendojnë se ai u zgjodh president i Demokracisë së Re, sepse emri i tij ishte Mitsotakis, por kjo nuk është e vërtetë." Ai tha se ka luftuar shumë me një fushatë shumë të vështirë ", tha analisti politik Andreas Drimiotis.

Mitsotakis zgjodhi një linjë të fortë opozitare kundër Alexis Tsipras. Ai arriti të fitojë përsëri dhe të bashkojë votuesit e qendrës së djathtë dhe të krahut të djathtë. Rezultati ishte një fitore e madhe për Demokracinë e Re në Zgjedhjet Europiane.

Një përplasje e vazhdueshme me Maqedoninë Veriore

Por Mitsotakis vetë është akuzuar për flirtim me pikërisht këtë lloj populizmi. Ai dhe konservatorët e tij kundërshtojnë marrëveshjen që Greqia nënshkroi në janar me fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur një konflikt gati 20-vjeçar mbi përdorimin e emrit Maqedoni. Marrëveshja rezultoi në ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Maqedona Veriore. Në BE dhe NATO, marrëveshja është mirëpritur si një sukses diplomatik që do të ndihmojë në stabilizimin e Ballkanit.

Mitsotakis, megjithatë, ka kërcënuar se do të bllokojë rrugën e pranimit të Maqedonisë së veriut si rezultat i marrëveshjes. Ai argumenton se një emër me rëndësi aq të madhe kulturore dhe historike për Greqinë sapo i është dorëzuar një vendi tjetër. Shumë e shohin qëndrimin e tij si produkt cinik i llogaritjes elektorale, një fërshëllimë ndjellëse për nacionalistët grekë, por Mitsotakis e hedh poshtë këtë nocion. Ai këmbëngul se marrëveshja është vërtet e keqe për interesat greke dhe se negociatat e kryera ishin “të mjerueshme”. Kur ai takon votues në rrugë, u tregon atyre se marrëveshja është shumë e keqe, por gjithashtu ligjërisht e kopsitur.

Ka një premtim shtesë që Mitsotakis e përsërit dhe që kritikët e tij nuk besojnë se do të jetë në gjendje ta mbajë. Ai dëshiron të rinegociojë detyrimet e Greqisë ndaj kreditorëve. Athina ka rënë dakord të punojë drejt arritjes së suficiti buxhetor vjetor prej 3.5 përqind deri në vitin 2022. Dhe vendi nuk do të lejohet të marrë borxhe për dekada të tëra.

Premtimet

Mitsotakis ka deklaruar se dëshiron t’i japë fund një tradite shekullore të favorizimit në vend, synon të zbatojë një agjendë klasike ekonomike liberale: shkurtimet e taksave, shkurtimet e shpenzimeve publike, eliminimin e burokracisë, nxitjen e sipërmarrjes dhe më pak përfitime sociale. Ai gjithashtu dëshiron që grekët të ndihen më të sigurt, premton që do të ndahet nga tradita shekullore greke e favoritizmit – edhe pse premtime të tilla janë pothuajse aq të vjetra sa vetë tradita.

Mitsotakis ka siguruar që miqtë e tij nuk do të kenë akses në pushtetin politik. Por mbetet e paqartë se pse është e nevojshme të zgjidhet pasardhësi i një dinastie politike për të thyer zakonet që janë thellësisht të ankoruara në shoqëri.

Të fundit