Flash News

KRYESORE

Profilet e krizës/ “500 mijë euro për një parti; takimet në SHBA dhe sulmet ndaj ambasadorëve”, si rezistuan aleatët e Bashës në 90 ditë protestë

Profilet e krizës/ “500 mijë euro për një parti;

Pavarësisht se Partia Demokratike udhëheq opozitën Shqipëri dhe përfaqëson gati gjysmën e votuesve shqiptarë, sërish ajo nuk do ia kishte dalë të arrinte e vetme një marrëveshje me palën kundërshtare që kënaq interesat dhe realizon kauzat për të cilat protestoi për 90 ditë në bulevard.

Partitë aleate të PD-së kanë luajtur një rol shumë aktiv dhe mbështetës gjatë krizës politike. Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste, Nard Ndoka nga Demokristianët, minoritari Vangjel Dule me PBDNJ, LZHK-ja e Dashamir Shehit apo edhe Kreshnik Spahiu me AK-në treguan një vendosmëri të pazakontë për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Presionet, ofertat, intrigat dhe ndërhyrjet e vendave dhe të huajve kanë qenë intensive për të bindur aleatët të brakisnin Bashën dhe të merrnin ata drejtimin e opozitës në Kuvendin e ri.

Gjatë emisionit “Dritare me Rudinën”, Dashamir Shehi u pyet nëse vërtet i ishin ofruar 500 mijë euro për të hyrë në zgjedhje dhe kreu i LZHK-së nuk e mohoi diçka të tillë duke theksuar se vlen më shumë se aq.

Fatmir Mediu ka zhvilluar takime intensive me zyrtarë të lartë në SHBA ku ka prezantuar kauzat e opozitës. Ai arriti të sillte në Tiranë kongresmenin Bob Goodlatte, i cili nga çadra në bulevard dha mbështetjen për opozitën shqiptare.

Jo pak aktiv kanë qenë edhe dy aleatët e tjerë, Nard Ndoka me Vangjel Dulen. Ndoka pati një përplasje të fortë me ambasadorin e OSBE në Tiranë, i cili u kishte kërkuar të hynin në zgjedhje pa PD-në. Përpara kamerave, Ndoka e bëri përgjegjës ambasadorin për krizën politike në Shqipëri.

Po Kreshnik Spahiu? Kryetari i Aleancës Kuq e Zi kishte një detyrë tjetër, po kaq të rëndësishme, atë të protestës në rrugë. Mënyra e tij origjinale e të protestuarit tërhoqi jo pak vëmendje gjatë këtyre tre muajve.

Të fundit