Flash News

KRYESORE

Projektligjet e qeverisë për median, propozimi i Shkullakut: Gazetarët të dalin në protestë si studentët

Projektligjet e qeverisë për median, propozimi i Shkullakut:

Gazetari Armand Shkullaku i ka cilësuar projektligjet e hartuara nga qeveria si një tentativë për të kapur mediat. Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me përfaqësues të mediave, Shkullaku tha se ajo që komuniteti i gazetarëve duhet të diskutojë është mënyra që do të ndiqet për të ndaluar miratimin e projektligjeve në fjalë.

Shkullaku përmendi si opsion daljen e gazetarëve në protesta, si në rastin e studentëve, duke thënë se me gjuhën e argumenteve vështirë se qeveria do të bindet për t’u tërhequr.

“Tentativë e qeverisë për të kapur mediat, ose për ti mbyllur gojën atyre mediave që janë kundër për mënyrën si po qeveris kjo qeveri.

Unë mendoj se ne duhet të diskutojmë dhe të shohim është çfarë duhet të bëjmë që ky njeri të ndalet. Duhet të dalim dhe ne si studentët, duhet të marrim disa masa që të frenohet sepse kemi kuptuar që ky njeri frenohet dhe tërhiqet vetëm nga gjuha e forcës nga gjuha e argumenteve që ne këtu po përpiqemi të japim besoj se do arrijmë gjë”, u shpreh ndër të tjerash Shkullaku.

Ndërsa Gazetari Ylli Rakipi u shpreh mes të tjerash se “përpjekja që etika të bëhet ligj nuk ndodh në asnjë vend të botës. Nuk di ta ketë bërë as Erdogani”.

Të fundit