Flash News

KRYESORE

Prokurori Ndoj i njeh autorët, policia nis një operacion masiv

Prokurori Ndoj i njeh autorët, policia nis një operacion masiv

Prokurori Arjan Ndoj i cili ishte objektivi i një atentati në mbasditen e sotme, i ka dhënë policisë informacione mjaft të vlefshme për atentatin.

Pasi e kishte kaluar gjendjen e rrezikshme për jetën, i pyetur nga agjentët ai u tha se kishte arritur të njihte autorët e sulmit me armë.

Ndoji u ka dhënë hetuesve identitetin e autorëve, ndërkohë që policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të vënë në pranga të kërkuarit.

Kontrolle të shumta janë bërë gjatë gjithë zonës, ndërkohë që uniformat blu kanë ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit bregdetar dhe rrethinat.

Por drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë shtuar afektivët në spitalin Durrësit. Frika e tyre është se mos ndërmerret ndonjë sulm tjetër për të eliminuar prokurorin e Durrësit. Agjentë të armatosur shikohen kudo në godinë, ndërsa është shumë e vështirë për t’u futur aty me përjashtim të personelit.

Të fundit