Flash News

KRYESORE

“Propaganda dhe realiteti”, Pampuri: Qytetarët rrëzojnë propagandën e shëmtuar të qeverisë

“Propaganda dhe realiteti”, Pampuri: Qytetarët

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri denoncoi sipas saj “propagandën dhe realitetin” në situatën e koronavirusit. Pampuri publikoi një video, ku dëgjohet Kryeministri Rama në rubrikën “Alo, Edi jam”, që u premton pensionistëve se “ushqimet do t`u shkojnë në shtëpi”. Por në anën tjetër, në video shihen dhe pensionistët që ankohen për mungesën e ushqimeve, madjeve ankohen edhe për faktin se faramcitë dhe dyqanet janë të mbyllura.

“Dëshmitë e qytetarëve rrëzojnë propagandën e shëmtuar të qeverisë. Shumë të moshuar janë braktisur pa asnjë ndihmë. Pa ushqime, pa ilaçe ata janë pasqyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës. Problemet e qytetarëve nuk zgjidhen me teatrin e telefonatave të kryeministrit. Njerëzit po e bëjnë sakrificën, prandaj menaxhimi profesional dhe jo shoë politik është çfarë duan qytetarët nga qeveria”, shkruan Pampuri, duke publikuar videon.

https://www.facebook.com/orjolapampuri/videos/216150366159422/

Të fundit