Flash News

KRYESORE

Protesta pa afat nga banorët e “Astirit”, Basha: Qytetarët po kërcënohen, Rama në ekspozita luksi në Gjermani

Protesta pa afat nga banorët e “Astirit”, Basha: Qytetarët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar nga Berati protestën pa afat të banorëve të Unazës së Re.

Sipas kryedemokratit, nuk ndodh askund tjetër që qytetarët të kërcënohet të nxirren në qiell të hapur, ndërsa kryeministri shkon në ekspozita luksoze në Gjermani.

“Shumica e banorëve kanë përfunduar legalizimet. Në cilin vend botës kërcënohet qytetari pa garantuar dëmshpërblim me vlerën e tregut, që të transferohem me qira apo me paratë e marra që të marrë pronë tjetër. Kjo nuk ndodh askund tjetër, vetëm në një vend, gjeneza e të keqes është pakti i politikës me krimin, një kryeministër që vjen me bandat kriminale nuk i shkon mendja te vogëlushët e Unazës së Re, te fermerët, pensionistët, sipërmarrja. E gjithë koha e Ramës shkon që të merret me ekspozita luksi në Gjermani, merret me mbylljen e dosjeve të krimit,të  Xhafës,Taulant Ballës, Vangjush Dakos, të gjithë të lidhur me krimin, të pasuruar në mënyrë marramendëse, e vetë Rama është politikani më i pasuri në Ballkan.

Dy janë kolonat që e mbajnë në pushtet, e para aleanca me krimin, e dyta servilizmi i atyre që bëjnë propagandën e këtij regjimi, që kanë guximin ta mbrojnë në studio televizive, nuk guxojnë të shfaqin të vërtetën siç është por i bëjnë lajka

Na flasin për rritje ekonomike në një vend që në 4 vjet janë larguar 500 mijë shqiptarë. Si mund të ketë rritje ku një në 6 qytetarë është larguar”, tha Basha, gjatë prezantimit të platformës për clirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi.

Të fundit