Flash News

KRYESORE

“Qëllojini me armë, por mos i vrisni”, ftesa e pazakontë e presidentit për zyrtarët e korruptuar

“Qëllojini me armë, por mos i vrisni”, ftesa e

Një ftesë të pazakontë u ka drejtuar qytetarëve të tij, presidenti i Filipinëve Rodrigo Duterte.

Ai u sugjeroi banorëve që të qëllojnë me armë çdo pushtetar të korruptuar.

“Nëse paguani një taksë, një tarifë ose merrni një certifikatë, dhe zyrtarët kërkojnë ryshfet, goditni ata. Nëse keni armë, mund t’i qëlloni, por mos i vrisni, sepse gjatë procedurave nuk mund të merrni falje, “tha presidenti.

Ai shtoi se ata që e bëjnë këtë nuk do të dërgohen në burg, por vetëm do të ndëshkohen rëndë fizikisht.

Presidenti u zotua se do të mbrojë çdo person që qëllon një zyrtar të korruptuar.

"Unë do t'ju mbroj. Nëse incidenti arrin në zyrën time, unë do t'i thërras ankuesit dhe do t'i them atij që ta godasë (zyrtarin) tre herë ...", tha presidenti.

Të fundit