Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Qeveria e kapur në panik prej protestës studentore", reagimet e politikanëve
Studentët e universiteteve në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, po zhvillojnë protestën më të madhe masive, të organizuar prej vitesh në Shqipëri. Një protestë e organizuar nga vetë studentët me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme tregon këmbënguljen e të rinjve dhe të gjithë atyre që i janë bashkuar protestës.
Gjithashtu, studentët kanë treguar vendosmëri edhe për politikanët, të cilët në mënyrë kategorike nuk janë lejuar për të mos i dhënë ngjyra politike protestës. Por, politikanët kanë shprehur mbështetje nga ana e tyre me reagime në media të ndryshme dhe në rrjetet sociale. "Qeveria e kapur në panik prej protestës studentore" shprehet për protestën Shezai Rrokaj, ish-dekan i Fakulteti të Historisë dhe Filologjisë
Disa nga reagimet e politikanëve në rrjete sociale:
Shezai Rrokaj
Qeveria e kapur në panik prej protestës studentore. I kapur prej panikut të protestës studentore kryeministri nuk di ç’thotë: Ja se si shprehet: “Thjesht e vërteta.
1. Tarifat s'i përcakton ministria po universiteti
2. Asnjë tarifë s'është rritur nga 2014
3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet
4. Efekti i VKM nis vitin tjetër
5. Ministria u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”. Së pari, kur tarifat me ligj i përcakton dhe i miraton universiteti përse tarifa për kredite ka dalë me VKM në muajin maj? A ka shkelje ligjore këtu? Së dyti, kur prej vitit 2014 nuk ka ‘rritje tarifash’ kjo tregon se asokohe qeveria ka qenë dakord me këto tarifa dhe i ka miratuar sipas ligjit të mëparshëm, i cili këtë të drejtë ia njihte asaj, ndryshe nga ligji aktual i 2015-ës, që këtë të drejtë ua njeh IAL-ve. Këto të fundit nuk i kanë ndryshuar tarifat, duke respektuar tavanin e vendosur nga Qeveria. Së treti, kur të drejtën për të miratuar tarifat e kanë universitetet ç’punë ka ministria përgjegjëse t’u drejtohet atyre për ta rikonsideruar tarifën në fjalë? Së katërti, çfarë logjike është kjo kur thuhet se nuk e keni këtë vit tarifën (pra , kot protestoni), por pa merak do ta keni vitin tjetër? Pra, prisni të protestoni pas janarit?! E gjithë kjo që po ndodh ka një përfundim: papërgjegjshmëri, anarki kompetencash dhe lojë kumbulleshkash midis Qeverisë dhe IAL-ve, ku Qeveria bën lojën e strucit, duke mos u përgjigjur sy më sy se përse subvencionimi për arsimin nuk është 5% e PBB-së, si vendet e OECD-së, por vetëm 3,2%, e ku viktimat e këtij mos-financimi janë studentët? Si një drejtues me përvojë unë jam i sigurtë se IAL-të i ulin menjëherë tarifat nëse Qeveria e kompenson me rritjen e financimit nga buxheti. Po, po. Kaq e thjeshtë është e vërteta.
Fatbardha Kadiu
Studentët e Durrësit thyen barrierat e Rektoratit dhe iu bashkuan protestës madhështore. Studentët e Universitetit të Aleksandër Moisiu vendosën t’i bashkoheshin protestës më madhështore, që prej Dhjetorit të vitit 1990. Studentët protestues ia dolën që të thyejnë “barrierat” e vendosura nga rektorati i Universitetit, i cili u përpoq me të gjitha format ta ndalonte revoltën e studentëve. Fillimisht i dhanë urdhër pedagogëve që të mos lejonin që studentët t’i bashkoheshin rreth organizatorëve të kësaj proteste. Më pas, me metoda që janë të denja vetë për një regjim spiunësh, ata u përpoqën t’i përçanin duke i vendosur një grup prej disa personash për t’i intimiduar, por që nuk arritën që ta ndalonin zemërimin e të rinjve studentë, të cilët duke u konfrontuar me punonjësit e Universitetit ia dolën që protesta të bëhej ndër më të bukurat e organizuara ndonjëherë në qytetin e bregdetar.
Ata i kërkojnë qeverisë:
1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.
2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.
Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike i kërkojnë:
1.Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.
2.Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.
Rezistenca do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.
Sali Berisha
Studentet arsim publik falas, nuk mashtrohen, nuk pranojnë Nikollen! sb
Luciano Boci
Rama dhe njëherë tjetër përçmon studentët!
Urdhëron televizionet të heqin nga transmetimi live, protestën e tyre dhe të lidhen me Ramën.
Kryeministri i hoteleve luksoze, i sarajeve personale, i kapur në panik, vendos me arrogancë censurën dhe injoron studentët, të cilët luftojnë ndaj zhvatjes që ai i bën atyre!
Mediat kombëtare dhe televizioni publik, në vend që të ishin të parët për të informuar publikun, kanë vendosur censurë të plotë.
Protesta nuk ndalet nga marifetet e Ramës dhe censura e urdhëruar!
Në emër të studentëve dhe si anëtar i komisionit të medias, u kërkoj atyre të vendosin interesin publik mbi pazaret personale!
Studentët kërkojnë që e vërteta e tyre të transmetohet!
Monika Kryemadhi
BRAVO!
Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!
Orjola Pampuri
Nga çdo cep i Tiranes sot vërshojnë studente, ne çdo cep te Tiranes sot protestojnë qytetare për të mos u shembur shtëpitë. Tirana 'vlon' nga protestat. Kryeministri te mendohet mire. Studentet jane uragan. Studentet bëjnë ndryshimin, siç bënë 28 vite më parë.
Përparim Spahiu
Studentët shqiptarë me shpenzimet më të larta për arsim në Europë, sepse KM e di që familjet shqiptare nuk kursejnë për edukimin e fëmijëve të tyre por, çdo gjë e ka një limit...!!!
Petrit Vasili
Kryeministër i çmendur dhe shkooollëpak !!!!
Ky kryeministër idiot broçkollit turpet me te mëdha për studentet.
Na thotë jo studentet mbetës kështu po ashtu, qe gjoja nuk i paguan nga taksat për ta.
O budalla kryeministër mbetësit janë vetëm në trurin tënd demode.
Sot ka vetëm studente, qe marrin apo nuk e marrin provimin e radhës.
Po Ajnshtajnit qe ndryshoi boten, por ka mbetur ne provime çdo ti thuash ti shkollëpaku proverbial. Ridhënia e provimeve është një mundësi e re për tu provuar për çdo student dhe s'mund te jetë objekt përçmimi dhe stigmatizimi aq më shumë nga një sharlatan të dijës dhe shkencës si ti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38