Flash News

Rajoni

Votohet qeveria e re e Serbisë

Votohet qeveria e re e Serbisë

Me 227 vota pro dhe pesë kundër, Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re të kryeministres, Ana Bërnabiq. Qeveria e re serbe do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol.

Bërnabiq ka treguar se disa prej qëllimeve të qeverisë së re janë: ruajtja e shëndetit të qytetarëve, interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies, ruajtja e vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave dhe përparimi ekonomik i vendit.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Të fundit