Rama fjalim 45 minuta përballë Rektorëve, gazetarja nga protesta: Asnjë prej studentëve nuk e dëgjoi

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me Rektorët e Universiteteve para të cilëve mbajti një fjalim prej 45 minutash. Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi të Ramës, në një lidhje për News 24, gazetarja Dorjana Bezat tha se thuasje asnjë prej studentëve nuk e ndoqi fjalën e kryeministrit.

Gazetarja theksoi se studentët vijuan të flisnin me mikrofon dhe se nuk ju intereson çfarë thotë kryeministri pasi presin vetëm të plotësojë kërkesat.

“Thuasje asnjë nga studentët nuk e ndoqi fjalën e kryeministrit, duke marrë mikrofonin njëri pas tjetrit shprehen të prerë se nuk ju intereson se çfarë thotë kryeministri, presim vetëm të plotësojë kërkesat”, u shpreh gazetarja Dorjana Bezat.

Ndërkohë, një prej studentëve u shpreh se takimi i Ramës është shpërqendrim për t’ia hedhur fajin një tjetri teksa shtoi se reagimi i kryeministrit duhet të nis me plotësimin e tetë kërkesave të studentëve.