Flash News

KRYESORE

Rama i cilësoi si kandidatura me potencial real, Basha: Personazhe me dosje kriminale

Rama i cilësoi si kandidatura me potencial real, Basha: Personazhe me dosje

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar listën e kandidatëve për kryetarë bashkish, që u vlerësua nga kryeministri Edi Rama. Sipas Bashës, nëse do të zbatohej ligji i dekriminalizimit, ata kandidatë nuk do të pranoheshin.

“Edi Rama po mundohet t’i imponojë shqiptarëve një proces kriminal Kandidatët për kryetar bashkie përfshin nga kriminelë me dosje kriminale të cilët po të zbatohet ligji i dekriminalizimit, nuk do të pranoheshin. Tek bandat kriminale të dosjes 339, 184, tek veglat e Ramës që kanë qenë pjesë të një sponsorizmi, te kukulla të oligarkisë. Ky është vetëm tregues i krizës së thellë që ka mbërthyer PS, të cilës i urojmë që përmes kësaj beteje të çlirohet nga krimi”.

Në konferencën e sotme për shtyp, Rama vlerësoi figurat e propozuara nga strukturat e partisë duke i quajtur si “kandidatura me potencial real për të ndërtuar një qeverisje të re vendore”.

Të fundit