Flash News

KRYESORE

Rama refuzoi ta takonte, Kurti: Nuk kemi luksin të injorojmë njëri-tjetrin

Rama refuzoi ta takonte, Kurti: Nuk kemi luksin të injorojmë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, solli edhe njëherë në vëmendje refuzimin e kryeministrit shqiptar për ta takuar në mars  për një plan të përbashkët veprimi kundër koronavirusit.

Kurti thotë se nga ana e tij janë bërë të gjitha përpjekjet për një marrëdhënie normale, duke shtuar kryeministrat e dy shteteve shqiptare nuk e kanë luksin të injorojnë njëri-tjetrin në këtë mënyrë.

“Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Rama për shkak se unë propozova të takohemi bashkë tre liderë institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria në fund të muajit mars. Meqenëse nuk mund të bëjmë takimet e qeverive,  thashë ta bëjmë krerët institucionalë, krerët e Kuvendit, Kryeministrat dhe Presidentët nga Kosova dhe Shqipëria. 6 veta të diskutojmë dhe për çështjen e luftimit të pandemisë Covid-19 por edhe për hallet e njëri-tjetrit dhe hallet e përbashkëta sepse kufiri nuk duhet të na ndante. 

Kosova dhe Shqipëria e kanë një kufi që nuk është i shqiptarëve dhe ne përfaqësojmë shqiptarët por nuk pati gatishmëri dhe interesim për një takim të tillë. Unë jam i interesuar që të bashkëpunojmë, mendoj se kryeministri i  Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk e ka kanë komoditetin dhe as lirinë që ta injorojnë njëri-tjetrin kështu dhe që të mos takohen, të mos komunikojnë dhe të bashkëpunojnë”, tha Kurti.

Të fundit