Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Alfred Lela
Sokol Balla, javën që shkoi, në studion e 'Real Story', me kolegë dhe avokatin e Tahirit, z. Maks Haxhia, pyeti nëse kishte të ardhme në PS për ish-ministrin e Brendshëm. Ai që duhej të ishte më i vendosuri në shqiptimin e Jo-së, autori i këtyre radhëve, tha një Po. Arsyet që më bëjnë 'proponent' të idesë së kthimit të Tahirit në PS, janë lexim i shenjave politike dhe jo promovim. Tahiri bëhet një transportier i mirë për Ramën për të ndërthurur taktikat politike me ato të komunikimit publik. Në këtë lojë, Rama ka gjithmonë një dorë të fortë dhe, si në një këngë të Stingut 'he deals the cards like a meditation". Ai është 'Artist', për të përdorur një diversion që kryeministri e bën me kundërshtarin e tij politik, shefin e opozitës.
Një kontrapunkt i këtillë u performua në rokadën e dy javëve të shkuara, kur 'largoi' zv/ministrin e Arsimit me plagjiaturë dhe emëroi në vend të tij personin që e kreu turpërimin publik të vartësit dhe, doemos, të qeverisë që ai përfaqëson. Taktika e shfryu ngjarjen në të dy krahët me anë të krijimit të një dinamike të re ose të antidinamikës së të parës. Një publik i shushatur apo tulatur nga lëvizja kupton më pak kur sheh dhe dëgjon më shumë. Nënteksti i lëvizjes ishte 'degdisja' e zv/ministrit të korruptuar dhe promovimi i aktivistit antikorrupsion. Paçka se Demo nga Ministria e Arsimit u gradua i dërguar i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit dhe, sipas burimeve të Politiko, kandidat i mundshëm për Bashkinë e qytetit.
Rama, mori autorin e antifushatës për t'i bërë fushatën. Çfarë do ta pengojë që, nën të njëjtën filozofi, të marrë poster boy-n e kanabizimit të vendit dhe t'i ngjisë përsipër vendimin e gjykatës së Katanias me sloganin "Kërkojini falje Saimir Tahirit!".
Emocionalisht, te të vetët, duhet ta dini se fushatat janë emocione, jo logjikë, Tahiri është 'djali i sulmuar pa të drejtë', 'viktima e një sulmi një vjeçar politik dhe mediatik', 'një i akuzuar që u shpall i pafajshëm nga një gjykatë e huaj', etj. Këta do të jenë refrenët e mbrojtjes së tij dhe një i ngjashëm është bërë publik tashmë nga numrat 1 dhe 2 të PS, Rama dhe Balla: "Kërkojini falje Saimir Tahirit!".
Rama rregullon jo vetëm balancat e brendshme duke 'i riprodhuar' një rival Erion Velisë, por dhe kënaq bazën e cila sheh te sulmet ndaj Sajmirit 'dorën e padrejtë të opozitës'. Ndërkombëtarët mbeten i vetmi shteg i panjohur reagimi, por trupa diplomatike e Tiranës është flegmatike ndaj bëmave dhe gjëmave të pushtetit dhe zor se e zgjon nga ky gjumë as 'ridjegia e Rajshtagut'.
'Dosja Tahiri' duket tashmë e shterruar dhe ngjaret do ta bëjnë edhe më të tillë. Prokuroria shqiptare, e ndihmuar nga verdikti italian, i cili me siguri e ka bërë të fërkojë duart Arta Markun, do ta pushojë çështjen që ligjërisht 'skadon' më 17 janar.
"Saimir Tahiri e ka derën të hapur në PS", pat thënë Rama kur ia mbylli derën. "Pafajësia" e tij i vlen shumë sot Ramës, edhe më shumë se i duhej distancimi kur dolën përgjimet italiane. Kjo, sepse heqja e barrës së akuzave nga Tahiri pasqyrohet edhe te Vangjush Dako (e të tjerë) i cili është targeti i ri i sulmit opozitar.
Me Tahirin Rama shkon kundër perceptimit publik duke thënë: E shihni këtë që kam në krah? Edhe këtë njëlloj e akuzuan dhe doli i pastër.
Nuk keni parë asgjë akoma.