Flash News

KRYESORE

Raporti i Ministrisë së Brendshme italiane: Si vepron mafia shqiptare, lidhjet në Evropë

Raporti i Ministrisë së Brendshme italiane: Si vepron mafia shqiptare,

Ministria e Brendshme italiane e konsideron mafien shqiptare si një ndër organizatat kriminale të huaja më problematike në vend. Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese prezantoi sot në parlamentin italian raportin e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019.

"Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si ndër më aktivët në Itali e mbështetet nga grupet kriminale të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë,Austri, Britani e Madhe, Gjermani e Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kriminale komplekse.", thuhet në raportin e Ora News.

Gjithashtu krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqendrim më të madh në veri ne rajonin e Pulias në jug.

Nga të dhënat e mbledhura, kriminaliteti shqiptar merret me trafikun e drogës, emigracionin klandestin, prostitucionin. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e drogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe mafioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me drogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Amerikën e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Gjithashtu në raport thuhet se "Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës e një vend tranzit i heroinës së ardhur nga Azia Qendrore e Afganistani për tregun e Evropës Qendrore (e ashtuquajtura rruga ballkanike).

Të fundit