Flash News

KRYESORE

Raporti për azilantët, Meta: Mjaft me arrogancë dhe marrëzi, të rikthejmë shpresën me hapjen e listave 100%

Raporti për azilantët, Meta: Mjaft me arrogancë dhe marrëzi,

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas raportit të publikuar së fundmi lidhur me aplikimet për azil gjatë periudhës 2010-2019 në të cilin Shqipëria renditej e 4-ta në botë dhe e para në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se vendi ynë nuk e meriton të renditet mes Sirisë, Afgantistanit, Irakut dhe Iranit, por vetëm të ardhme evropiane.

Kreu i shtetit shton se hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi i marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të rikthehet shpresa me hapjen e listave.

Reagimi i plotë:

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!

Të fundit