Flash News

KRYESORE

Reagon Gruevski, akuza të forta Prokurorisë Speciale: Është nën urdhrat e LSDM

Reagon Gruevski, akuza të forta Prokurorisë Speciale: Është

Nikolla Gruevski ka reaguar pas vendimit të Pokurorisë Speciale e cila kërkon paraburgim për ish-kryeministrin e Maqedonisë.

Gruevski ka hedhur poshtë akuzat me pretendimin se institucioni i ngritur për të hetuar krimet në rradhët e zyrtarëve të nivelit të lartë, tashmë është kthyer në një vegël të social-demokratëve dhe se si synim të vetëm ka dobësimin e partisë konservatore VMRO-DPMNE.

Në një dalje për mediat, kryeopozitari nënvizoi se ndjekjet e fundit penale nuk janë gjë tjetër vecse sulme politike të orkestruara nga LSDM.

Prokuroria akuzon Gruevskin dhe anëtarë të tjerë të VMRO-së, por edhe ish-zyrtarë të lartë të qeverisë së shkuar për një sërë veprash penale ku përfshihen nxitja e dhunës, korrupsioni, dhunim dhe manipulim prone, përgjime të jashtëligjshme, dhe shumë të tjera.

 

Të fundit