Flash News

KRYESORE

Reali mendon për rinovimet, firmos senatori i sulmit

Reali mendon për rinovimet, firmos senatori i sulmit

Real Madrid po mendon për rinovimet dhe radhën e ka sulmuesi Karim Benzema. Francezi luan në "Santiago Bernabeu" që nga viti 2009 dhe cilësohet si një nga lojtarët me besueshmërinë më të madhe në klub.

Kontrata aktuale e Benzemasë skadon në vitin 2021, ndërsa bashkëpunimi është zgjatur me një tjetër vit. Ky lajm vjen nga gazeta "Marca", sipas së cilës Benzema do të jetë pjesë e "Los Blancos" deri në verën e vitit 2022, kur sulmuesi do të jetë 34 vjeç.

Benzema ka mbajtur peshën e sulmit të Realit pas largimit të portugezit Ronaldo dhe ia ka dalë të shënojë 46 gola në dy sezonet e fundit. Pavarësisht kritikave për formën e tij, ai mbetet vendimtar për ekipin.

Të fundit