Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Pse duhen ndërkombëtarët në tyezë

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Pse duhen ndërkombëtarët në

Sot zhvillohet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari i këtij komisioni Damian Gjiknuri, ftoi dje opozitën në tryezë. Ftesa është refuzuar nga përfaqësuesit e opozitës.

Në një prononcim për gazetën Panorama, anëtari i kryesisë së PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se për sa kohë parlamenti është ilegjitim, s’mund të jetë legjitim komisioni i tij. Po ashtu Bylykbashi sqaron përse duhet një instrument jashtëparlamentar për të përfunduar këtë reformë.

 “Ajo që kërkojmë këtë radhë është që këto marrëveshje kaq të mëdha të mos thyhen të nesërmen nga Rama, që pasi e nënshkruan të bashkëpunojë me bandat, por të jetë në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Dhe me marrëveshje i referohem atij teksti dispozitash ligjore që do përfshihen në kodin zgjedhor apo penal, apo të tjera ligje ose çdo detyrim ligjor, që heq duart e qeverisë nga procesi zgjedhor. Një gjë duhet të jetë e qartë: Nëse kemi një listë të ligjeve të shkelura, kjo është prova se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”-tha Bylykbashi.

Të fundit