Flash News

KRYESORE

Replikat e kryeministrit me qytetaren, Paloka: Mjaftoi një moment, ta nxirrte dhe një herë kokën

Replikat e kryeministrit me qytetaren, Paloka: Mjaftoi një moment, ta

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka postuar në Facebook një lajm ku shfaqet kryeministri Edi Rama teksa debaton me një qytetare, për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon.

Qytetarja ju referua me fjalët ‘xhuxh’ Dakos, dhe nuk ka vonuar përgjigjja e Ramës i cili e ka quajtur provokatore dhe i ka thënë të largohet.

Replikat e Ramës me qytetaren

Rama: Shyqyr zotit jeni mirë me shëndet, s’keni viktima se të tjerët i çuan me autokolona në varr.

Qytetarja: Ja pra ndërtuesit tuaj. Sa kanë dashur kanë marrë.

Rama: Çfarë the ti?

Qytetarja: A i dhatë ju firmat për ndërtimin? Ne kemi paguar sa qimet e kokës.

Rama: Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj.

Reagimi i Palokës

“Mjaftoi nje moment, qe Rama ta nxirrte dhe nje here koken...

Shihni si acarohet e me cfare arrogance reagon ndaj nje qytetareje , duke urdheruar bodyguardet qe ta largojne me dhune ,vetem sepse ne deshperim e siper ajo drejtoi gishtin e akuzes ndaj Gjushit, “xhuxhit” te preferuar te Rames.

“Kryeministri” i nje vendi ne fatkeqesi qe qytetareve te deshperuar , qe kane humbur apo rrezikojne te humbin gjithshka, ju pergjigjet me arrogance dhe dhune.

Mjaftojne detaje te tilla , qe i dalin jashte skenarit te spektaklit, qe Rama ti tregoje kujtdo se bredhjet e tij poshte e larte nuk kane aspak objektiv hallet e qytetareve te deshperuar . Ai nuk eshte aty per te mbrojtur qytetaret ne fatkeqesi por per te mbrojtur pergjegjesit e fatkeqesise. Prandaj acarohet e behet arrogant sapo mes “banoreve” te perzgjedhur per ti bere lavde udheheqesit, shfaqet ndonje fatkeq qe kerkon thjeshte ndihme nga ai qe duhej te ishte kryeminister i ketij vendi ne fatkeqesi por qe po tregon dhe nje here se ai dhe mbi te gjitha ai, eshte vete fatkeqesia e ketij vendi.

Rama verteton cdo dite se nuk i mungojne vetem pergjegjesia dhe zotesia per te menaxhuar situaten por jashte skenareve me lot fallco e frazave “i dua si Gregorin”, i mungon dhe minimumi i humanizmit perballe fatkeqesise qe ju ka rene shqiptareve. Edhe sot ai tregoi se eshte i shqetsuar vetem per gjushet dhe milionat e oligarkeve e aspak per shqiptaret e rene ne fatkeqesi”

Të fundit