Reporterët pa Kufij kritikojnë Bashën pas urdhrit për bojkot: Po dëmton besimin në media

Organizata “Reporterët pa kufij” ka reaguar pas urdhrit të dhënë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, për të bojkotuar  media të caktuara, pasi sipas tij ato bëjnë propagandë për kryeministrin Edi Rama.

Me një status në profilin zyrtar në Twitter, kjo organizatë kritikon numrin 1 të partisë më të madhe opozitare, i cili në këtë mënyrë e dëmton besimin në media.

“Reporterët pa kufij me forcë kundërshtojnë që lideri i opozitës, Lulzim Basha, fshehtësisht i bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij që të bojkotojnë disa media me pretekstin se ato i shërbejnë propagandës së kryeministrit Edi Rama.”, ishte statusi i tyre i parë.

RSF shpjegon në një status të dytë se “Duke vepruar në këtë mënyrë, Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media”.