Flash News

KRYESORE

Reshjet e dëborës paralizojnë juglindjen, ndërpritet energjia elektrike

Reshjet e dëborës paralizojnë juglindjen, ndërpritet

Reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, ndërsa brenda pak orësh në Dardhë trashësia e dëborës ka kaluar mbi 50 cm. Në Voskopojë janë regjistruar më pak reshje duke arritur 10 cm trashësi debore.

Dëbora i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e mjeteve dhe kjo ka shkaktuar probleme dhe vështirësi. Situata paraqitet më problematike në Dardhë ku rruga është bllokuar.

Trashësia e dëborës ka arritur nga 80 cm – 1m ndërsa është bërë e pamundur të largohen pushuesit që kanë qenë në fshat për fundjavë. Probleme ka pasur edhe në zonën e Mokrës ku si pasojë e motit të keq është ndërprerë energjia elektrike. Edhe Kapshtica vazhdon të ketë probleme për lëvizjen e mjeteve.

Të fundit