Flash News

KRYESORE

Rikthehet Formula 1; Bottas triumfon në Çmimin e Madh të Austrisë, Hamilton jashtë podit

Botërori 2020 i Formula 1 ka nisur me fitoren e Mercedes. Valtteri Bottas triumfoi në Çmimin e Madh të Austrisë, gara e parë e këtij sezoni të Formula 1, të gjymtuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë së koronavirusit.

Valteri Bottas kaloi i pari finishin duke lënë pas Ferrarin e Leclerc dhe rrëmbyer kështu Çmimin e Madh të Austrisë.

Vendin e tretë në podin e fituesëve e mori Norris, supriza e garës së parë të Botërorit 2020 të Formula 1, ndërsa në vend të 4 përfundoi kampioni në fuqi, britaniku Leëis Hamilton pas një penalizmi për shkak të një kontakti me Albon 11 xhiro para fundit.

Ndërkaq, zhgënjim i kësaj gare ishte Sebastian Vettel me Ferrari, i cili kaloi finishin vetëm i 11-ti.

Çmimi i Madh i Austrisë nisi me pilotët e gjunjëzuar në mbështetje të protestave kundër racizmit, të cilat nisën në Amerikë dhe janë përhapur me shpejtësi në shumë shtete të botës.

Të fundit