Flash News

KRYESORE

Rinovimi i vizës studentore, ambasada e SHBA: Jo më e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë sqarime sa i përket rinovimit të vizës studentore.

Në një status në rrjetet sociale, ambasada e SHBA sqaron të rinjtë se nuk eshte më e nevojshme të udhëtohet për në Shqipëri vetëm për rinovimin e vizës.

“Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!”, sqaron ambasada.

Të fundit