Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i avionit rus në Siri, Moska: Përgjegjës është Izraeli

Rrëzimi i avionit rus në Siri, Moska: Përgjegjës

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron se avioni ushtarak i Rusisë, i cili u zhduk mbrëmë nga radari në Siri, është rrëzuar nga regjimi i Bashar al Asadit për shkak të sulmeve të Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, në një deklaratë për gazetarët në Moskë tha se avioni ushtarak rus II-20 ku ndodheshin 15 ushtarë dhe i cili u zhduk mbrëmë nga radari mbi Detin Mesdhe, është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të regjimit, S-200.

Duke vënë në dukje se avioni është rrëzuar për shkak të sulmit ajror të Izraelit, të kryer ndaj Sirisë, Konashenkov tha se “15 ushtarë rusë humbën jetën për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Izraelit. Gjendja në fjalë nuk e reflekton frymën e partneritetit Rusi-Izrael”.

Konashenkov pretendoi se avionët luftarak F-16 të Izraelit kanë përdorur avionin II-20 të Rusisë si mburojë. Ai po ashtu bëri të ditur se koha e mjaftueshme për largimin e avionit rus nga rajoni nuk është mundësuar për shkak të lajmërimit të vonuar të Sirisë për sulmin në fjalë.

Të fundit