Flash News

KRYESORE

Rruga Milot-Fier, Tabaku: Vjedhje që do paguhet për 35 vjet nga shqiptarët, ju tregoj kompaninë fituese

Rruga Milot-Fier, Tabaku: Vjedhje që do paguhet për 35 vjet nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se rruga-Milot Fier është me konçension të paracaktuar.

Në një postim në Facebook ajo shkruan se fituese është kompania greke GEK Terna.

Sipas Tabakut gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar vjedhjet me PPP.

Postimi i Tabakut në Facebook

Rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë 115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna. Gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar hajdutin, siç ka ndodhur kēto 7 vjet me çdo projekt PPP, të ideuar dhe zbatuar nga Rama. Një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP. Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar.

Të fundit