Flash News

KRYESORE

Sejko jep garanci: Bankat do të shtyjnë pagesat e kredive

Sejko jep garanci: Bankat do të shtyjnë pagesat e kredive

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi në emisionin “Open” se të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend do të shtyjnë pagesën e kësteve të kredive. Sejko tha se marrëveshja e nënshkruar me bankat do të zbatohet.

“Po është e pranueshme  sepse jemi në një kohë krize. Marrëveshja u nënshkrua për të shtyrë kreditë, si një masë lehtësuese për bizneset dhe qytetarët.

Po, të gjitha bankat kanë bërë shtyrje të kredive. Kemi zhvilluar një video-konferencë me drejtuesit e bankave dhe më siguruan që kreditë po shtyhen”,- tha Sejko.

Një ditë më parë drejtuesit e nivelit të dytë, kreu i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mbajtën një videokonferencë me kreyministrin Edi Rama, lidhur me aktin normativ për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive për shkak të koronavirusit.

Të fundit